MENU
klinika

'Lordë të shkretëtirës'

Lufta Britani-Amerikë për dominimin e Lindjes së Mesme

28.09.2018 - 11:57

Beteja ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe për Supremacinë në Lindjen e Mesme Moderne vjen e trajtuar nga James Barr në një libër me titull “Lordë të shkretëtirës: Lufta e Britanisë me Amerikën për të dominuar Lindjen e Mesme”.

“Nëse humbim në Lindjen e Mesme”, deklaroi Harold Macmillan, kancelari i Britanisë, në janar të vitit 1956, “humbim naftën. Nëse e humbim naftën, nuk mund të jetojmë.”

Sot është e vështirë të kujtojmë se si ishte situata në Britani pas Luftës së Dytë Botërore, sa e ndjeshme ishte ajo ndaj rënies së fuqisë së saj perandorake dhe sa e varur nga mbajtja e pozitës së saj në Lindjen e Mesme.

Por e gjitha kjo kërkonte bashkëpunimin e Amerikës. Dhe ky bashkëpunim, siç thotë James Barr në “Lordët e shkretëtirës”, nuk ishte gjithnjë gati. Të dy vendet ishin rivalë si dhe partnerë. 

Ata kishin një interes të përbashkët në stabilizimin e Lindjes së Mesme dhe në mbajtjen e komunizmit në gjirin e tyre. Por kalimi nga Pax Britannica në Pax Americana ishte i çrregullt e i ngatërruar.

Nisur nga kjo, James Barr, autor i një libri të mëparshëm mbi rivalitetin anglo-francez në rajon, ka kërkuar në arkiva për të shtuar detaje në histori.

Duke dalë nga lufta e ngarkuar me borxhe, Britania e gjeti veten duke u zhvendosur gradualisht si një fuqi globale. Amerika e zëvendësoi atë si sponsor të Sionistëve në Palestinë.

Amerika zuri vendin e Britanisë në Arabinë Saudite, dhe me të mori edhe kontrollin e naftës së sapozbuluar.

SHBA e akuzonte Britaninë për mbajtjen e një monarkie në Egjipt dhe, sipas Barr, i dha një dritë jeshile Gamal Abdel Nasser dhe oficerëve të tij të ushtrisë, të cilët morën pushtetin atje në vitin 1952.

Në 1956, rivaliteti mes Londrës dhe Uashingtonit u shtua. Kur Nasser shtetëzoi kompaninë e Kanalit të Suezit dhe Britania u bashkua me forcat me Francën dhe Izraelin për ta rrëzuar atë, Presidenti i Amerikës ishte tmerrësisht i zemëruar. Por amerikanët nuk ishin kundër ndryshimit të regjimit, nëse u përshtatej atyre.

 

Ata kishin bashkëpunuar me Britaninë për të përmbysur kryeministrin e Iranit, Mohammed Mossadeq, në vitin 1953, pasi ai kishte shtetëzuar kompaninë anglo-iraniane të naftës.

Një dekadë më vonë, CIA mbështeti me sa duket grushtin e Baathist në Irak, i cili çoi përfundimisht në ngritjen e Sadam Huseinit.

Libri i Barrit përpiqet ti shtojë historisë ngjyra dhe interes. Ashtu si shumë gazetarë që merren me shkrimin e historisë, edhe ai nganjëherë niset nga tregimet me të vjetra. Më shumë analiza dhe pak reportazhe mund të kenë ndihmuar lexuesit të kuptojnë gjithçka.

Ky është një libër përgjithësisht i mirë, por titulli i tij mund të jetë mashtrues.  Shumë fuqi botërore janë përpjekur të dominojnë shkretëtirat e Lindjes së Mesme. Por asnjë nuk ka patur sukses…

Nga The Economist

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albert Çaçi

Pasojat e globalizmit