MENU
klinika

Artet Marciale Mikse

Luftëtari Ilir Latifi rikthehet në UFC-232

02.09.2018 - 17:18

Ilir Latifi, një nga yjet e peshës “light heavyweight” në artet marciale mikse, pritet të duelojë në eventin UFC-232, që zhvillohet më 29 dhjetor në Las Vegas. Përballë shqiptarit me nënshtetësi suedeze do të jetë Corey Anderson, një përballje që konsidertohet si mjaft e fortë mes dy sportistëve.

35-vjeçari Latifi, 14 fitore e 5 humbje në UFC, i ka fituar dy sfidat e fundit në kafaz, por nuk duelon që prej shkurtit të këtij viti, për shkak të një dëmtimi. Ndërsa amerikani Anderson, 29 vjeç, ka një rekord prej 11 fitoresh e 4 humbjes në kafaz.

Latifi ka kohë që synon të duelojë për titullin kampion të kësaj peshe (light heavyweight), që mbahet nga Daniel Cormier, por duket se për momentin kjo sfidë është e vështirë të realizohet.

ilir latifi ufc
ilir latifi ufc

Por një fitore ndaj Anderson do ta afronte edhe më shumë me objektivin e tij edhe pse ndaj amerikanit nuk do ta ketë të lehtë.

Në eventin UFC-232 do të zhvillohet edhe sfida e madhe mes dy kampioneve braziliane Amanda Nunes e Cris Cyborg, ndaj dueli mes Latifi e Anderson do të jetë mes sfidave kryesore të asaj mbrëmje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN