MENU
klinika

Hermes Kafexhiu

Lufto dhe ti si Linda për t’u shkolluar!

17.09.2018 - 13:52

Kjo foto historike është marrë nga një album i “New York Times” shkrepur në vitin 1960 nga një studio fotografike në Karolinën e Jugut. Aty shfaqet Linda, vajza që fitoi me një vendim gjykate shkollimin në shkollën publike të të bardhëve.

Në një klasë, ku kishte vetëm fëmijë të bardhë vajza e vogël guxoi të bëhej pjesë e një ambienti ku prindërit e shokëve të saj të rinj, protestonin që Linda të mos të shkollohej aty.

Ishte koha e përplasjeve të ashpra mes afroamerikanëve që kërkonin të drejta të barabarta njëlloj si të bardhët, në votë, në shkollë, në ambiente publike dhe kudo tjetër.

Nëna e Lindës, një punëtore e fabrikës së kapeleve dhe babai, një pastor invalid shëndetlig, luftuan me paragjykimet e komunitetit të asaj kohe për të çuar të bijën në shkollën publike të zonës.

Kurajoja e një nëne që përballoi presionet e shumta, që të shkollohej e bija, arriti bashkë me një avokate të panjohur të fitonte një gjyq që bëri bujë në gjithë mediat amerikane.

Fitorja ishte një ndër nismat e shumtat që më vonë do të çonin afro-amerikanët në marshimin historik.

Linda shkoi në shkollë dhe e pa u stepur u ul në bankën e parë mes 26 fëmijëve të bardhë. Të gjithë fëmijët e përqafuan shoqen e tyre duke i dhënë secili një fletore nga të vetat.

Asnjë nga fëmijët nuk u frikësua nga reagimi i prindërve, sepse ndoshta ata të gjithë e kishin pranuar si të barabartë mes tyre.

Sot ishte dita e parë e shkollës dhe shumë nxënës u ulën për të kryer ritualin e përvitshëm të nxënies së dijes. Sfida jonë në raport me edukimin është e njëjtë me të Lindës, po aq e nevojshme, është ndoshta dhe më e vështirë.

Lufta jonë sot është me anti-vlerat, me krizën e identitetit, me atë që sforcohet për të gjetur apo pranuar vetveten.

Lufta jonë sot është me analfabetizmin funksional! Lufta jonë është për edukimin!

Lufto dhe ti si Linda për tu shkolluar

Ndaj nga sot i uroj çdo nxënësi suksese. Asnjëherë mos u ndje i pafuqishëm apo i përjashtuar. Lufto dhe ti si Linda për t’u shkolluar.