MENU
klinika

Pas Nicole Scherzinger...

“Magneti” Hamilton, kë ka tërhequr këtë herë?

22.09.2018 - 15:35

Lewis Hamilton është kampioni në fuqi në Formula 1, por edhe një nga pilotët më të mirë gjatë viteve të fundit në këtë sport.

Por britaniku, përveçse spikat në sportin ku merr pjesë, ai është kthyer edhe në një “magnet” për femrat e showbiz, ku ka pasur lidhje me disa prej tyre. Për t’u veçuar ishte lidhja me Nicole Scherzinger.

Megjithatë, lidhja me këngëtaren tashmë ka marrë fund, por një tjetër personazh i njohur duket se është në krah të Hamilton.

Nicki Minaj dhe Lewis Hamilton prej kohësh kanë nxitur thashethemet për një lidhje të mundshme mes tyre. Pak javë pasi morën pjesë në një aktivitet në Javën e Modës në New York, dyshja janë parë duke flirtuar në “Instagram”.

Të premten në mbrëmje, Nicki postoi një video të nxehtë e veshur me një bluzë të shkurtër ndërsa luante me flokët e saj. Piloti i “Formula 1”, Leëis ishte i shpejt në pëlqimin e klipit.

Menjëherë pas kësaj Nicki u përgjigj “@lewishamilton Oh hey”. Komenti i saj nxiti dhjetëra komente nga fansat e saj që duan dëshpërimisht ta dinë nëse janë çift zyrtarisht.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?