Me shtatë vota “kundër” dhe dy “pro” u hodh poshtë iniciativa kundër vendimit për vlerësimin e kushtetutshmërisë së referendumit. Gjykata Kushtetuese nuk ka vërejtur dyshime mbi të cilat do të kishte bazë për vlerësim.
“Me shumicë votash u hodh poshtë iniciativa e Kongresit Botëror Maqedonas, Partisë “E Majta”. Gjykata Kushtetuese nuk ka konstatuar dyshime të cilat do të mund të merreshin si bazë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për referendumin e 30 shtatorit.” Kështu u shpreh kryetari i Gjykatës Kushtetuese maqedonase, Nikolla Ivanovski.
Ai së bashku me shtatë gjykatësit e tjerë të Gjykatës Kushtetuese, votuan kundër iniciativës për të shfuqizuar referendumin që do të mbahet me 30 shtator. Pro iniciativës ishin vetëm dy gjykatës të Gjykatës Kushtetuese.
Qëndrim të detajuar kundër iniciativës kishte edhe gjykatësi Osman Kadriu, i cili kundërshtoi pohimet se vendi kyçet në aleancë dhe se mashtrohen qytetarët.
Qëndrim të njëjtë me Kadriun kishin edhe gjykatësit Naser Ajdari, Sali Murati, Darko Kostadinovski, Vangelina Markudova dhe Vlladimir Stojanovski, anëtarë të Gjykatës Kushtëtuese të Maqedonisë.