MENU
klinika

Në krahët e Getit

Marina shkëlqen në “parajsën” kubaneze

18.09.2018 - 10:52

Marina dhe bashkëshorti i saj superylli i hip hopit, Getoar Selimi, po vazhdojnë të shijojnë mrekullitë e Kubës.

Prej ditësh, ata u zhvendosën në një tjetër kontinent dhe duket se pushimet për ta këtë herë janë të gjata.

Marina ka publikuar foto të reja në profilin e saj të “Instagramit” duke kaluar momente të mrekullueshme në krah të bashkëshortit të saj.

Geti pati një verë të ngjeshur me koncerte dhe këto pushime janë më se të merituara për të, ndërsa Marina duket se ende nuk e ka vendosur se në cilin televizion do të vazhdojë karrierën e saj si prezantuese.

Vitin e kaluar, ajo ishte pjesë e “C’est La Vie” në televizionin Klan, por ende është e paqartë nëse bukuroshja e ekranit do të vazhdojë me të njëjtin emision apo me tjetër projekt këtë sezon. Tani për tani, Marina duket e përqendruar të shijojë sa më shumë mrekullitë që të fal Kuba.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?