Elasticiteti, forca, guximi dhe kthjelltësia, të gjithë këto elementë i gëzon 24-vjeçari nga Maroku Khalid Tenni, i cili është bërë I famshëm në të gjithë botën teksa praktikon sportin e “parkur”.
Me akrobacitë e vazhdueshme mbi kulmet e ndërtesave, ai sfidon ligjin e gravitetit dhe vdekjen. Shumëkush “do të bëhej me zemër” nëse vetëm do t’i shihte videot e tij, teksa është centimetër larg vdekjes e jo më ta praktikonte si sport.
Ai nuk ka nevojë për shkallë të ngjitet në ndërtesa. Madje, Klalid mund të kërcejë nga njëri kulm I ndërtesës në tjetrin me një lehtësi të jashtëzakonshme.
“Është e tmerrshme nëse ndaloni një çast dhe e mendoni. Unë nuk e bëj kurrë këtë. Unë jetoj momentin e vetëm vrapoj e kërcej. Familja dhe miqtë e mi shqetësohen se një ditë do të marr lëndime serioze. Por tashmë, ky sport është pasioni im. Unë ndjen adrenalinën sa herë që e praktikoj atë. Aktualisht, unë stërvitem 8 orë në ditë për të qenë në formë”, shprehet 24-vjeçare.
Së fundi, Khalid Tenni ka shpërndarë një video mjaft interesante, e cila është marrë nga një kamera e vendosur në kokën e tij, e cila tregon më së mirë rreziqet që ai kalon sa herë e praktikon këtë sport.
Çfarë është sporti parkur? Praktikuesit e saj e shohin edhe si mënyrë e jetesës, por nganjëherë shihet edhe si filozofi. Emri rrjedh nga gjuha frënge “le parcourt ose l’art du déplacement” që do të thotë arti i lëvizjes. Praktikohet nga grupe të ndryshme të rinjsh rreth botës të apasionuar pas këtij sporti. Është një sport shumë i përhapur në ditët e sotme. Për ta praktikuar duhet të ndjekësh disa hapa si kërcimi për së larti apo përpara. Elasticiteti, forca, guximi dhe kthjelltësia.
Parkur ose le parkour është një sport urban i themeluar në Francë nga praktikuesi i arteve marciale dhe aktori David Belle.