MENU
klinika

Dossier

Marrëzia e një sokaku

17.09.2018 - 16:06

“Është një prej qyteteve më të cuditshëm,ndoshta më i cuditshmi. Duket sikur ka lindur nga Lugina e i “qepet” kodrës në formë kacavjerrëse.…”

Kështu e nis përshkrimint e tij shkrimtari Ismail Kadare për qytetin e lindjes dhe më shumë sesa përshtypje e dikujt që ka kaluar fëmijërinë e tij në këto anë, është një fakt i vërtetuar nga historia, infrastruktura dhe personazhet që kanë shënjuar jetën e qytetit duke krijuar shpesh edhe emertesa të cudditshme sikurse “sokaku i të marrëve”.

Kurioz është fakti se në këtë sokak nuk ka pasur të marrë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës por secili që ka banuar në atë rrugicë ka qenë një intelektual në fushën e vet studimore, të cilët njiheshin jo vetëm në Gjirokastër por në të gjithë Shqipërinë. Qetësia e bën edhe më të mistershëm këtë sokak me emrin e çuditshëm. Proletar D.një prej banorëve autokton të rrugicës kur e pyet mbi origjënë e emërtesës, duke qeshur thotë:

“Nuk është hera e parë që më pyesin mbi këtë fakt.Është pyetja e parë që bën çdo vizitor. Nga historinë që më kanë treguar gjyshërit e mi kam mesuar se ky sokak ka qënë një “mynxyrë” e vërtetë. Infrastuktura qe e shkatërruar dhe gurët e mëdhenj e bënin shumë të vështirë të kaloje në këto anë, ndaj dhe kush merrte kurajon të kalonte mespërmes tyre, për ta thuhej se ishin të marrë”.

Një tjetër banor Spartak B, tregon se aty ishte rrugë ku kalonin vetëm kuajt ndaj për njeriun do të ishte marrëzi ta përshkruante, kjo pasi ishte edhe tepër i ngushtë. Sigurisht që këto ngelen vetëm gojëdhëna kur shton këtu dhe versionet se gjatë orëve të natës,nën mungesën e ndricimit “qejflinjtë” apo pijedashësit ktheheshin vonë nga lokalet dhe pengoheshin duke u rrokullisur gurët aq sa ngrinin lagjen në këmbë….

Sot një variant të saktë për emrin e këtij sokaku nuk ekziston e madje vite më parë dhe vetë Ismail Kadare i pyetur për këtë emërtesë do të shprehej:

“Askush nuk mund të japi një version të saktë.E sigurt është që aty nuk ka patur asnjë “të marrë”. Rauf Fico, një emër i njohur në politikën shqiptare të atyre viteve dhe një nga intelektualët më në zë në Shqipëri, që ka “dalë”pikërisht nga Sokak kur është takuar nga Adolf Hitler në kohën e sundimit të tij, vetë Fyheri do të thoshte për të: Sot takova ambasdorin e madh të një shteti të vogël.

Sot ky sokak sigurisht që ka njohur restaurime kjo edhe për vetë vendodhjen e tij në zemër të lagjes karakteristike,Palorto,një nga më të vjetrat e qytetit. Ai ndodhet 4-5 metra larg shtëpisë së Ismail Kadersë dhe përbëhet nga dy degëzime që sigurisht bashkohen në krye të tij. Mbi emrin që ka ky sokak ekzistojnë mjaft variante apo supozime por në një pikë ato sjellin të sigurt faktin që aty nuk ka banuar asnjë “i marrë”.

Për vetë faktin që sokak përshkron mes për mes lagjen Palorto sot ai kulmon nga prezenca e tyristëve që vizitojnë shtëpinë e Kadaresë e që aty drejton për tek një tjetër shtëpi e njohur,ajo e ish diktatorit EnverHoxha, sot muzeu Etnografik.Ndryshe nga vite më parë, të gjitha portat pothuajse janë të mbyllura pasi shumica e banorëve vendas janë shpërngulur që aty.

Përgatiti: E.B.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë