MENU
klinika

Deklarat e presidentit amerikan

Më në fund një takim i dytë Trump-Kim

25.09.2018 - 11:04

Donald Trump ka thënë se ai është duke pritur për një samit të dytë me udhëheqësin “shumë të frikshëm” të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, brenda një periudhe mjaft të shkurtër kohore.

Trump foli në Nju Jork të hënën me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i cili pretendonte se vendimi i Koresë së Veriut për të çmontuar programin e armëve bërthamore ishte i pakthyeshëm.

Të dy presidentët u takuan në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku nënshkruan një marrëveshje të re dypalëshe tregtare dhe Moon tha se kishte sjellë një mesazh të ri nga Kim për Trump rreth një samiti të dytë.

“Presidenti Kim ka qenë me të vërtetë i frikshëm, sinqerisht. Dhe unë mendoj se ne kemi ecur shumë mirë në lidhje me Korenë e Veriut”, deklaroi presidenti.

“Ne do të kemi një samit të dytë me Kim në një të ardhme jo shumë të largët”, shtoi presidenti. “Dhe unë mendoj se brenda një periudhe shumë të shkurtër kohe, do të lajmërojmë dhe do të përcaktojmë vendndodhjen “.

Komplimentet e Trump për Kim përfaqësojnë një kthesë të jashtëzakonshme që nga paraqitja e parë e Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, pothuajse pikërisht një vit më parë, kur ai e ofendoi Kim dhe kërcënoi “të shkatërronte tërësisht” Korenë e Veriut.

Që atëherë, të dy udhëheqësit kanë mbajtur vetëm një samit në Singapor në qershor, por megjithatë ka patur shumë pak përparim për sa i përket denuklearizimit.

Në një takim me Kim në Pyongyang javën e kaluar, Moon pohoi se dëshira e Kimit për të denuklearizuar gadishullin Korean ishte një hap shumë i rëndësishëm.

Moon e lavdëroi Trump duke thënë “Falë vendimit tuaj të guximshëm dhe qasjes së re, ne jemi në procesin e zgjidhjes së një problemi që askush nuk ka mundur të zgjidhë në dekadat e kaluara”.

Regjimi i Phenianit ka bërë oferta për të çarmatosur gjatë dekadave të mëparshme,por asnjë prej tyre nuk është konkretizuar dhe për këtë arsye si Trump dhe Moon i konsiderojnë negociatat me Kimin si një sukses historik.

Presidenti amerikan përshkroi në mënyrë të ngjashme marrëveshjen tregtare me Seulin për të cilën tha se është krejtësisht ndryshe nga një marrëveshje e mëparshme, e njohur si Korus, e negociuar nga administrata e Obamës.

Megjithatë, James Schoff, një ish-këshilltar i lartë për politikën e Azisë Lindore në Pentagon, tani në Carnegie Endowment për Paqen Ndërkombëtare, tha se marrëveshja e nënshkruar me Moon do të rrëzohej nëse Koreja e Jugut përjashtohet nga tarifat e ardhshme të makinave që Trump planifikon të vendosë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN