Prince ka marrë shumë çmime ndërsa ishte ende gjallë, por edhe dy vjet pas vdekjes u vlerësua me një tjetër, ai i doktorit. Universiteti i Minesotës, SHBA, nderoi princin e rokut me një diplomë “honorem postuma” në letërsi: “Prince ka përfaqësuar gjithçka që duhet të ketë dhe të jetë një muzikant”, -deklaroi Michael Kim, drejtori i degës së muzikës në universitet.
Çmimi u tërhoq nga e motra, Tyka Nelson, gjatë një ceremonie që u zhvillua në “Ted Mann Concert Hall”, në Mineapolis, qytet ku Prince lindi dhe u rrit. “Po ta shkundje, ndoshta do të dëgjohej ndonjë tingull, sepse ai ishte muzika, pak a shumë si Zoti dhe dashuria”, -tha Nelson gjatë fjalimit.
Universiteti ia kishte komunikuar Prince, rreth tre vjet më parë, se do ta nderonin me këtë diplomë dhe ai ishte shprehur tepër i lumtur.
Artisti jetoi dhe vdiq në Mineapolis, ku dhe këndoi versionin e parë direkt të “Purple Rain”. Diploma i jepet Prince si njohje për talentin dhe ndikimin që pati muzika dhe vetë ai në qytet.