27.09.2018 - 10:44
Kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta ka shtrënguar duart me një tjetër lider, pas takimit me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Në një postim në Facebook, Presidenti i Republikës njofton takimin me kryeministrin e Malit të Zi.
Meta shkruan se gjatë takimit me Dusko Markovic biseduan mundësitë për të bërë më konkrete marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Një takim i përzemërt dhe miqësor, si përherë, me Kryeministrin e Malit të Zi, Duško Marković. Biseduam për mundësitë dhe hapësirat për t’i bërë edhe më konkrete marrëdhëniet mes dy vendeve e popujve,” shkruan Meta.