MENU
klinika

Ndodh në Rumani

“Michael Jackson” “çmend” jurinë e “The Voice”

25.09.2018 - 10:32

Kemi parë shpesh interpretime fantastike në edicionet e “The Voice” nëpër shtete të ndryshme, por rumuni Bogdan Ioan e ka “çmendur” jurinë dhe jo vetëm, me interpretimin e “Këngës së Tokës” nga Michael Jackson.

Një ngjashmëri e frikshme e zërit mes Ioan dhe mbretit të popit, ka bërë që juria të kthehet që në fillim.

Nëse Michael Jackson do të ishte gjallë dhe do ta kishte dëgjuar këtë interpretim, ai me siguri do të mbetej i mahnitur si ne të katërt”, ka thënë njëri prej anëtarëve të jurisë.

Më e çuditshmja është se Ioan nuk ka studiuar kurrë ndonjë degë për muzikë, ndërsa është diplomuar për arkitekturë.