MENU
klinika

2.4 mld dollarë

Michael Kors pranë marrëveshjes për të blerë “Versace”

24.09.2018 - 22:55

Shtëpia e famshme italiane e modës, “Versace”, është pranë shitjes për 2.4 miliardë dollarë nga Michael Kors.

Versace është një nga markat e rëndësishme italiane që janë ende të pavarura, sidoqoftë, njoftimi për shitjen, nuk është bërë ende zyrtar dhe thuhet se gjithçka do të formalizohet të martën kur sipas zërave, Donatella Versace ka thirrur në një takim të jashtëzakonshëm punonjësit.

Gazeta italiane Corriere della Sera njoftoi fillimisht shitjen e Versace të hënën. Familja Versace ende zotëron 80% të kompanisë. Katër vjet më parë ia shiti një pjesë të aksioneve prej 20% në grupin privat amerikan Blackstone.

Versace dhe Blackstone nuk pranuan të komentojnë raportet. Vitin e kaluar, Michael Kors bleu Jimmy Choo, kompaninë e luksoze të këpucëve të themeluar në Londër, për pothuajse 900 milionë paund. Donatella Versace, drejtuese arti

Miami, USA – July 31, 2013: Versace mansion. In 1997 the world gasped as Gianni Versace was shot to death on the doorstep of his Miami South Beach mansion in Miami, USA.
stike dhe zëvendës-presidente, ka thirrur në një takim stafin në Milano të martën, njoftoi Corriere della Sera.

Versace raportoi shitjet prej 686 milion euro në vitin 2016. Shefi ekzekutiv Jonathan Akeroyd tha më parë këtë vit se qarkullimi vjetor pritej së shpejti të kalonte 1 miliardë euro.