MENU
klinika

Vendi i parë, 76 mln dollarë

Miliona dollarë, lista e reperëve që fitojnë më shumë

17.09.2018 - 18:49

Revista “Forbes” njihet për klasifikimet e saj për njerëzit më të pasur në botë, modelet që fitojnë më shumë, sportistët e të tjerë, ndërsa së fundmi ka publikuar edhe listën e reperëve që fitojnë më shumë para.

Nuk ka si të ndodhë ndryshe, në krye të kësaj liste renditet Jay-Z, partneri i Beyonces është ai që ka përfituar shifrën marramendëse prej 76.5 milionë dollarësh dhe ka rrëzuar nga froni reperin e njohur Puff Diddy.

Ndoshta disa edhe mund të kenë menduar që në krye të këtij klasifikimi mund të jetë Drake, duke pasur parasysh edhe projektet e tij të publikuara së fundmi, si për shembull “Kiki”, që mori një vëmendje globale dhe u kthye në një hit të menjëhershëm.

Por gjithashtu edhe Jay-Z pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe falë albumit ‘4:44’ e nga turneu botëror OTR II, së bashku me gruan e tij, Beyonce, mori kreu e renditjes duke arritur shifrën e 76.5 milionë të ardhurave.

Me 64 milionë dollarë të fituara përmes investimeve të bëra në industrinë e pijeve alkoolike, vendin e dytë e mban Diddy, ndërsa vetëm vendi i katërt me 47 milionë për Drake.