MENU
klinika

Ligji për FSK-në

Miratohet transformimi i FSK-së në ushtri

13.09.2018 - 12:38

Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme Projektligjin për transformimin e Forcave t Sigurisë së Kosovës (FSK), në ushtri.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha bëri prezantimin e tre projektligjeve bazike si projektligji i ‘Ligjit për FSK-në’, projektligji për ‘shërbim në FSK’ dhe atë për ‘Ministrinë e Mbrojtjes’ përpara kabinetit qeveritar.

Ministri i FSK-së tha se Projektligji për FSK-në mundëson shndërrimin në një forcë me kompetencë dhe detyra të reja.

Projektligji për FSK-në mundëson që FSK-ja të shndërrohet në një forcë me kompetencë dhe detyra të reja, dhe kalimin e ministrisë së FSK-së në ministri të mbrojtjes”, ka thënë Berisha.

Ministri ka prezantuar gjithashtu edhe Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Për Ministrinë e Mbrojtjes bëhet kalimi i Ministrisë së FSK-së në ministri të Mbrojtjes me qëllim të mbikëqyrjes mbi FSK-në me strukturën e saj organizative që siguron funksionalizimin e plotë dhe përmbushjen e përgjegjësive të saja”, tha Berisha.

Kryeministri Haradinaj në mbledhjen e sotme të qeverisë u zotua se nëse jo me ndryshime kushtetuese, ushtria do të bëhet vetëm me ndryshim të ligjit.

“Në Kosovë ka një acarim për disa iniciativa të panevojshme”

Gërvalla tregon pse janë ftohur raportet Tiranë-Prishtinë

Pas Serbisë, Gjermania “i vë syrin” edhe Bosnjë-Hercegovinës

Minierat e litiumit mund të hapen në gjithë Ballkanin

Të akuzuar për ndikim mbi dëshmitarët në bashkëpunim me Thaçin

Dalin sot para ‘Speciales’ në Hagë dy zyrtarët kosovarë

Do të zëvendësojnë njësitë italiane në Forcat Operacionale Rezervë

Turqia dislokon rreth 350 trupa në Kosovë

“Nuk jam pjesë e garës elektorale!“

Hashim Thaçi: S’paraqes rrezik për askënd