27.09.2018 - 12:31
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. Atje ajo ka biseduar ndër të tjera edhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.
Zëdhënësja e saj, Maja Kocijançiç, përmes një postimi në Twitter tha se Mogherini ka zhvilluar një takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, ku është biseduar për situatën në rajon, bashkëpunimin rajonal dhe punën për integrimin evropian.
Federicha Mogherini, si shefe e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, është edhe ndërmjetëse në dialogun Kosovë-Serbi.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Apeli ndaj vendeve të BE-së