MENU
klinika

Një pikë atraksioni

Muzeu i Artit Mesjetar ‘magnetizon turistët’

20.09.2018 - 13:05

Muzeu i Artit Mesjetar i përuruar më 24 prill 1980, është një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë e më gjerë.

Ka përbërë gjithnjë një pikë atraksioni për turistët e huaj dhe ata vendas që zgjedhin të vizitojnë Korcën.

Kjo për shkak të objekteve me vlera të larta historike , kulturore dhe eklestike që gjenden të ekspozuara në të.

Mjeshtëria ikonografike ka tërhequr cdo vit me qindra vizitorë, po me restaurimin e tij dhe konstruktin e përditësuar, kjo pikë stopi e Korcës, po kthehet gjithnjë e më shumë në të preferuarën e vizitorëve. Këtë vit sipas të dhënave që vijnë nga drejtuesit e Muzeut të Artit Mesjetar , numri i turistëve që kanë zgjedhur të mësojnë më tepër për ikonografinë dhe mjështrat vendas nikonografë, është rritur ndjeshëm krahasuar me vitet e kaluara.

Rreth 22.000 kanë qenë turistët që kanë klaur një pjesë të itinerarit të tyre në këtë muze.

Krahasimisht , kjo shifër është më e larta në 10 vjecarin e fundit sa u takon numrit të të huajve dhe shqiparëve , kryesisht nga trevat shqipfolëse jashtë Shqipërisë. Ata janë ndalur kryesisht për të vizituar Sallonin e Kuq, Labirinthin e Zi si dhe Ballkonin Soditës , prej nga mund të vërhet rreth 2/3 e gjithë muzeut.

Mënyra se si këto vepra të rralla në llojin evet paraqiten të ekspozuara për publikun , bën një retrospektivë në gjallërinë dhe misticizmin e këtij arti të lashtë . Godina e re pritet që të përmirësojë edhe ambientet e jashtme të saj, ku turistët të kenë mundësinë të pushojnë në ajrine freskët dhe të rikthhen përtë vazhduar udhëtimin e tyre në kohë të lashta arti mesjetar.

L.S