MENU
klinika

Ndalohen makinat e vjetra

Ndalimi i makinave 10-vjeçare, Qeveria e vendosur për nismën

27.09.2018 - 19:53

Ministria e Mjedisit nuk do të tërhiqet nga vendimi për moslejimin e importit të makinave të prodhuara para vitit 2010. Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, thotë se pavarësisht kundërshtive të bizneseve që shesin makina të përdorura, nisma e qeverisë do të zbatohet dhe se qëllimi i saj është reduktimi i ndotjes, si dhe zbatimi i normave evropiane.

“Të gjithë vendet e BE nuk targojnë më makina që nuk janë me Euro 6. Ne prapë jemi tolerantë duke kuptuar situatën që ndodh por ju garantojmë që kjo masë e jona megjithëse është në kundërshtim me disa komunitete, përfshirë importuesit e makinave, komuniteti i riparimit të makinave, do të zbatohet”, tha Klosi.

trafik
trafik

Deklaratën, ministri Klosi e bëri gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët në Ditën Botërore të Turizmit, teksa bëri një përmbledhje të shifrave të deritanishme të turizmit ne vend. Sipas statistikave vetëm në muajin shtator, në vendin tonë kanë hyrë 610 mijë turistë, 31% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN