MENU
klinika

Turizmi gjithëpërfshirës

Në Langaricë, aty ku puthet lumi me malin e Dangëllisë

14.09.2018 - 15:06

Kanioni i Langaricës është një zinxhir monumentesh unike të natyrës dhe trashëgimisë kulturore që përbëjnë një pasuri të madhe për zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe burim të ardhurash, jo vetëm për banorët e Komunës së Petranit, të qytetit dhe rrethit të Përmetit, por për të gjithë rajonin e Prefekturës së Gjirokastrës,që po tërheq mjaft visitor pranë tij.

Kjo zonë me vlera të jashtëzakonshme për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit jetësor dhe financiar të banorëve të këtij rajoni, që përfshin burimet e banjave tërmale të Bënjës, Kanionin 4-5 km të Langaricës, Urën e vjetër të Katiut, pyllin dhe shpellat e Petranit, kishën e Bënjës dhe shumë resurse të tjera, prej kohësh e braktisur nga investimet, befas është kthyer kryefjalë e guidave që kryhen në Përmet ndërs pamja është mahnistëse.

Kanioni dhe rrjedha e lumit të Langaricës, përbën një nga degët më të mëdha që ushqejnë krejt zonën burimore të Vjosës, ndërkohë që burimet termale ndodhen jo më larg se 5 km larg qytetit të Përmetit dhe rruga për të shkuar te ky vend i shenjtëruar, devijon nga rruga nacionale Përmet – Korçë vetëm 200 – 300 metra pa arritur në qendër të komunës në Petran. Padyshim, lumi i Langaricës, kjo degë e fuqishme për Vjosën që për vendasit është “lumi i bekuar”, rrjedh me forcë përmes një kanioni spektakolar shkëmbor të fshehur mes pyjeve dhe maleve të Dangëllisë dhe Shqerisë dhe që vjen e urtësohet vetëm një kilometër para piketakimit të tij me Aos-in e lashtë apo Vjosën e kohës tonë.

Peizazhi natyror i këtij lumi deri tani të harruar, është nga më piktoreskët në gjithë Shqipërinë. Peizazh i bukur, i frikshëm dhe i ndryshueshëm sipas stinëve të cilat ofrojnë peisazhe të ndryshme dhe të mahnitshme. Është vërtet një lumë misterioz, i bukur dhe i begatë. Në dimër, Langarica “tërbohet”, por nuk del dot nga shtrati, sepse nuk e lejojnë “muret” shkëmbore të kanionit.
Shtrati i këtij damari ujor malor, fillimin e ka diku në lartësitë e Shqerisë e Dangëlllisë pranë zonave tashmë krejt të braktisura nga banorët të Frashërit, Miçanit, Delvinës, Melanit, Koblarës deri në kufi me rrethin e Skraparit. Prurjet e jashtëzakonshme gjatë dimrit e ndryshojnë për vit konfiguracionin e territorit përreth Urës së Katiut, një monument i rrallë kulture.

Perspektiva

Ambientalistët jo vetëm të kësaj zone gjithmonë e kanë kosideruar këtë kanion unik, për shkak se vlerat dhe pasuritë e biodiversitetit natyror, relievit, monumentet e trashëgimisë kulturore dhe resurset turistike janë studiuar dhe janë përcaktuar si faktorët bazë për rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tregut të turizmit alternativ, ndërmarrjen e hapave pozitivë dhe me plane afatgjata me qëllim orientimin e investimeve në hapësirat e turizmit alternativ, përshtatjen e infrastrukturës, ringjalljen e traditave të etnografisë, folklorit dhe kulinarisë tradicionale me qëllim shtimin e numrit të turistëve dhe vizitorëve në këto zona me peizazh dhe pasuri natyrore dhe kulturore tradicionale.

Ujërat termale

Peizazhi është vërtet mahnitës: shpella, kanione, gjelbërim, pemë dhe shkurre aromatike, ndërsa ujërat termale që burojnë rrëzë shpellave të kaltra dhe me një aromë të lehtë sulfuri, pasi dalin nga rrëzat e shtratit të lumit, derdhen në rrjedhën e rrëmbyeshme të lumit të Langaricës. Çdo fillim sezoni, përreth burimeve termale vendasit ngrenë mure me gurë dhe baltë “çudibërëse” për të krijuar pellgje ku gjatë stinës së verës zhyten mijëra njerëz që kërkojnë të gjejnë shërim e “derman” për sëmundjet e lëkurës, eshtrave, stomakut dhe reumatizmës.

Të dy brigjet e kanionit dhe pellgjet e formuar nga ujërat sulfurore janë të mbipopulluar nga pushuesit, por pjesa më e madhe e tyre qëndron në burimet që ndodhen pranë Urës së Katiut, një monument i ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës. Burimet termale të Bënjës janë një fenomen vërtet të rrallë natyror. Të gjitha burimet kryesore me ujëra termale sulfurore ndodhen shumë afër me njëri-tjetrin në një gjatësi që nuk shkon më shumë se një kilometër dhe të gjitha këto rrethana krijojnë kushte për investime me interes,tëcilat tashmë kanë nisur të lulëzojnë.

Sipas studiuesve, zanafilla e burimeve termale të Bënjës dhe Sarandoporit mund të jetë e njëjtë, pasi ato dalin nga dy shpatet e luginës së Vjosës nga ku shpërthejnë burime të fuqishme uji me temperaturë 30 gradë Celcius dhe me prurje të konsiderueshme dhe të pandërprerë në të katër stinët e vitit. Dalja e ujërave të nxehta të burimeve termale të Bënjës dhe Sarandoporos në sipërfaqe, sipas ekspertëve të hidrogjeologjisë, ka mundësi të kenë lidhje me dy arsye:

E para, me kontaktin e ujërave me ndonjë thyerje të thellë tektonike në gjendje aktive dhe të vijueshme.

E dyta, me kontaktet e mundshme të rrjedhjeve nëntokësore me gazrat termo-minerale të Postenanit, gazra të cilat dalin në rrëzë të një shkëmbi në formë avujsh të nxehtë.

Sipas gojëdhënave të vendasve, këto burime janë shfrytëzuar qysh para 400 – 500 vjetësh nga pacientë të ardhur nga tri drejtime: nga krahu perëndimor Gjirokastër-Tepelenë-Përmet-Çarshovë; krahu lindor Korçë-Ersekë-Leskovik dhe nga drejtimi juglindor Janinë-Konicë-Merxhan. Ekzistojnë mundësi të mëdha që këto mjedise të rijetëzohen dhe të kthehen në pika të fuqishme të turizmit dhe kurimit me funksionim gjithëvjetor.

Aventurat e të rinjve guximtarë

Kanioni i Langaricës është eksploruar së tepërmi edhe nga grupe të rinjsh të cilët meren me alpizinëm. Falë guximit të tyre “Alpinistët e Gjirokastrës” kanë sfiduar disa here këtë kanion ndërsa emocionet për ta janë të papërsëritshme.

“Kemi eksploruar dhe “pushtuar” mjaft maja malesh,shimca prej tyre kur kanë qënë plotësisht nga dëbora” – tregon për Konica.al Jorela, pjesëtare e këtij grupi. – “Këtu është krejtësisht ndryshe dhe sigurisht do të planifiokojmë një tjetër aventurë pranë këtij kanioni.” – vijon më tej ajo. Teksa në të njëjtën linjë shprehet edhe Armandi një prej organizatorëve dhe udhëheqësve të grupit. “Mahnitëse….Ç’do udhëtim që kemi kryer ka të vecantën e vet, por ky kanion të magjeps. Nuk mund të veçojmë dot detaje, pasi janë të gjitha mbresëlënse”- thotë ai.

Turizmi në qarkun Gjirokastër konsiderohet gjithëpërfshirës kjo edhe per hapësirën dhe mundësitë që të ofron, ku padyshim gërshetohen me resurset e shumta natyrore, një prej të cilëve është edhe ky kanion sa madhështor aq edhe unik.

Përgatiti: E.B.

Çfarë u gjet brenda automjetit të autorëve?

Breshëri plumbash drejt 30-vjeçarit, detaje nga atentati

Artistët vlerësojnë mikpritjen e publikut shqiptar

Muzika italiane Jazz, në Gjirokastër!

Dëmtohen të mbjellat dhe ura lidhëse mes fshatrave

Përmbyten tokat nga reshjet e shiut në Divjakë