MENU
klinika

Datë historik

Në Reç festohet 75 vjetori i çlirimit

06.09.2018 - 16:10

Në Malësinë e Madhe, fshati Reç, i banuar nga 150 familje, njihet për eksportin e madh të gështenjave drejt tregut europian, por edhe për luftën pa kompromis kunder fashistëve. Përkujtimi i luftës nacional-çlirimtare në këtë zonë është një ritual i përvitshëm sikurse ndodh në çdo qytet apo fshat të lidhur pas historisë së ekzistencës së tij, por në Reçianët dinë ta shëndrrojnë këtë përvjetor në një atraksion turistik.

Më të përfunduar homazhet nga Shoqata e Veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare, Bashkia e Malësisë së Madhe dhe Prefektura, banorët kishin përgatitur një festë të vërtetë me muzikë folklorike të zonës. Reçi, një nga tre fshatrat kryesorë të Parkut Natyror Rajonal të Shkrelit i shpallur shtrihet në të djathtë të rrugës Koplik – Dedaj, e cila ndahet mes Reçit dhe Razmës. Rruga që të çon drejt fshatit me gjatësi 2 kilometra është rehabilituar dhe për banorët e zonës kjo është një ndihmë e madhe.

Gështenja e Reçit është e famshme, ndërsa renditet pas asaj që prodhohet në Tropojë për nga cilësia e madhësia e produktit. Reçianët tregojnë se pemët e gështenjave këtu janë ndër më të vjetrat, shkojnë mesatarisht deri në 500-vjeçare.

Banorët e zonave kujdesen edhe për fidanët më të rinj që mbijnë, duke i rrethuar e duke i mbrojtur nga bagëtia. Mësojmë se pemët e para të gështenjave janë sjellë nga emigrantët nga Kraja, një territor shqiptar në Mal të Zi, i njohur për kultivimin e kësaj peme. Këtu prodhohen rreth 600 – 1,000 tonë gështenja mesatarisht çdo vit dhe banorët e Reçit janë të parët që kanë organizuar eksportin e saj në Itali

Përgatiti: K.ZH.