MENU
klinika

Shenjtërimi i Nënë Terezës

Nënë Tereza-një dashuri e madhe për jetën

05.09.2018 - 08:57

Pak biografi.

Anje Gonxhe Bojaxhiu lindi më 27 gusht 1910 nga prindër shqiptarë në qytetin e Shkupit në një zonë të populluar nga shqiptarë. Që nga mosha 12 vjeçare shfaqi qartë prirje të thella fetare. Më 1928 shkoi në Indi për të studiuar në një kuvend të Kalkutës. Në vitet 1946-48, krahas një specializimi mjekësor në Paris, e la përfundimisht kuvendin dhe organizoi strehën e saj në ndihmë të të varfërve dhe të sëmurëve të Kalkutës. Kjo, në vetevete, ishte përgjigja e drejtpërdrejtë ndaj një “thirrjeje hyjnore” për të punuar midis të varfërve, për t’ja lehtësuar atyre jetën mesa të mundte e me gjithçka që të kishte. Dy vjet më vonë më 1948 bëhet dhe qytetare indiane.

Më 1950 ngren institucionin e Misionareve të Mirësisë (të Dashurisë e Bamirësisë), kurse më 1952, në një tempull të dikurshëm të Kalkutës, edhe Shtëpinë e njerëzve në shtratin e vdekjes, për t’ia lehtësuar atyre dhëmbjen e për t’i dhuruar sado pak dashuri njerëzore. Pak vjet më vonë misionaret e bamirësisë filluan të përkujdesen për leprozet në vende të ndryshme, si dhe për njerëz në fatkeqësi kudo në botë. Tashmë, pothuajse 50 vjet më vonë, numri i këtyre misionareve nga vetëm 12 motra fillimisht e ka kaluar shifrën 3000, dhe mbi të gjitha ato janë të angazhuara në më shumë se 517 misione, në mbi 100 vende.

Për të gjithë veprimtarinë e saj në shërbim të njerëzve në mjerim e vështirësi, ajo nderohet më 1971 me Çmimin e Paqes nga Ati i Shenjtë, ndërsa më 1979 i akordohet Çmimi Nobel i Paqes. Edhe në këtë rast, kaq të veçantë, spikati karakteri njerëzor, prirja e saj jetësore. Ndryshe nga tradita e organizimit të një banketi të madh pas marrjes së çmimit, ajo nguli këmbë që paratë që do të duheshin të shpenzoheshin për këtë banket t’u dërgoheshin të varfërve të Kalkutës…

Një vit më vonë nderohet në Indi edhe me urdhërin më të lartë civil Bharat Ratna dhe Çmimin Kenedi në SHBA. Por Nënë Tereza, në shpërblim të sakrificave dhe kontributit të saj të gjatë në shërbim të jetës, të lehtësimit të vuajtjeve në botë dhe dashurisë njerëzore, ka marrë aq shumë nderime, urdhëra, çmime e doktorata, sa do të ishte mjaft e vështirë një rradhitje e gjatë e tyre këtu para jush.

Mjafton të kujtojmë që kur u shfaq filmi “Nënë Tereza” në ceremininë e 40-Vjetorit të OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm, Javier Perez de Cuellar, e prezantoi Nënë Terezën përpara pjesëmarrësve me fjalët: “ Para jush është gruaja më e fortë e rruzullit.” Revista “Time” e quajti atë një “shënjtore e dashurisë njerëzore”, kurse guvernatori i Nju Jorkut shtoi se mundet që “ajo, siç është, të mbetet unikalja”…Por Nënë Tereza çdo nderim e priste me thjeshtësi e dashuri. Sepse, për të kjo çdo nderim i tillë ishte njëkohësisht një nderim për Zotin, dhe më tel shtonte: “unë e pranoj atë në emër të të varfërve dhe në përfitim të tyre.”…

Pas viteve 80, Nënë Terezës i filluan probleme me zemrën, madje më 1983 gjatë një vizite me Papën ajo pati dhe një atak zemre. Në vitin 1989 pati shqetësime të tjera dhe dy vjet më vonë ju nënshtrua një operacioni delikat të zemrës në SHBA. Operacionin tjetër në zemër e pati më 1993 në Kalkuta. Por më 1996 pati përsëri një problem tepër serioz me të, madje rrahjet e zemrës i ndaluan për rreth 2 minuta. Pas më vonë pati një atak tjetër zemre dhe iu nënshtrua përsëri një operacioni tjetër. Më 5 shtator 1997 ajo ndahet, por ama vetëm fizikisht, nga njerëzit që e adhuronin si një perëndi, për veprën e saj të shenjtë dhe dashurinë e madhe njerëzore. Në ceremoninë mortore, në Kalkuta, menjëherë pas kurorës zyrtare të shtetit indian kurorën e parë e vendosi presidenti i Shqipërisë, në nderim të origjinës së saj shqiptare.

Që më 13 mars 1997, me kërkesë të vetë Nënë Terezës, motra Nirmala u zgjodh pasonjësja e Nënë Terezës si udhëheqëse e Misionareve të Bamirësisë. Pak kohë pas vdekjes së Nënë Terezës ajo bëri vizitën e saj ngushëlluese në Shqipëri…

Akordimi i Çmimit Nobel.

-Njoftimi i shtypit i Komitetit për Çmimin Nobel të Paqes.
Komiteti Norvegjian i Çmimit Nobel, për vitin 1979, i ka akorduar Çmimin Nobel për Paqen Nënë Terezës. Në njoftimin e shtypit të tij, midis të tjerash thuhej:

“…Duke akorduar këtë çmim Komiteti Norvegjez shpreh nderimin për veprën e Nënë Terezës në ndihmë të njerëzve në mjerim…Një theksim të veçantë ai ka vënë mbi aspektin shirtëror që ka frymëzuar veprimtarinë e saj, gjë që është dhe thelbi i vërtetë i sjelljes, profilit dhe cilësive të saja të larta njerëzore. Veçoria e punës së saj ka qenë, në çdo çast, respekti për qënien njerëzore, për dinjtetin dhe vlerat e lindura të saj. Më të vetmuarit e mjeruarit, madje deri në prag të vdekjes, kanë gjetur në duart dhe zemrën e saj, në çdo moment, dhembshurinë e ngushëllimin, venerimin e thellë për njeriun.

Në sytë e këtij komiteti, përpjekjet e gjithanëshme për të mënjanuar urinë dhe varfërinë, dhe për të siguruar një botë më të mirë e të sigurtë për shoqërinë njerëzore, do të frymëzohen, brenda çdo organizmi e bashkësie, nga shpirti

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!