MENU
klinika

Zhvillimi i teknologjisë së informacionit

Një qendër inovacioni për fëmijët

03.09.2018 - 12:03

Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) janë sot epiqendra e zhvillimit të ekonomisë dhe dega me pespektivat më mëdha në tregun e punës. Zhvillimi i shoqërisë dixhitale mbështetet së pari në kapitalin njerëzor dhe, si në shumë drejtime të tjera, Shqipëria është e vonuar.

Në dekadën e fundit, masivizimi i arsimit të lartë solli dyndje të studentëve në shkencat shoqërore, kryesisht të lidhura me drejtësinë dhe ekonominë. Tregu i punës ka një mungesë burimesh të specializuara në teknologjitë e informacionit, fakt i nënvizuar në vazhdimësi nga sipërmarrësit. Një nismë që synon të zbusë në afatin e gjatë boshllëkun e burimeve në Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) është ICTS lab, qendër inovacioni për fëmijë dhe të rinj, nga 7 deri në 19 vjeç. Nisma është konceptuar si një laborator multifunksional me në fokus edukimin, inovacionin dhe sipërmarrjen do të përgatisë rinjtë shqiptarë për sfidat e reja të këtij shekulli. Planprogrami për moshat 7-14 vjeç parashikon aftësimin në: gjuhën e programimit Scratch, robotikë, Arduino, arkitekturë kompjuterike, Minecraft, zhvillimin e lojërave dhe aplikacioneve për telefonët celularë, zhvillimin e aplikacioneve dhe lojërave për ueb, dizajnim, modelim dhe printim 3D.

Për moshat 15-19 vjeç,program mundëson ICTSlab mundëson njohjen e gjuhës së programimit Python, arkitekturave kompjuterike, njohjen Raspberry PI,  zhvillimin e lojërave dhe aplikacioneve për ueb dhe mobile. Gjithashtu, për këtë kategori moshash do të ofrohen kurse profesionale dhe certifikime në fushat e blockchain, infrastrukturave të rrjeteve, zhvillimin e aplikacioneve Android, iOS, ueb, mësimin e JAVA apo menaxhimin e mediave sociale. Ideja e kësaj qendre është jo vetëm të formojë profesionistë, por edhe të rrisë nivelin e specializimit dhe profilizimit. Sipas ekspertëve, zhvillimi i shpejtë i teknologjisë po e bën gjithnjë e më e vështirë për punëdhënësit të kërkojnë dhe gjejnë kandidatët e duhur për pozicione specifike.