Nuk ka zgjedhur të bëjë asnjë lajmërim në rrjetet sociale, ashtu si e bëjnë pjesa më e madhe e këngëtareve, dhe papritur Anxhela Peristeri ka publikuar këngën e saj më të re.
“Shpirti ma di” ishte një surprizë e madhe për publikun.
Përveç kësaj, Anxhela ka nisur përgatitjet që në muajin nëntor të sjellë recitalin e saj të parë dhe për këtë njoftoi ndjekësit në rrjetet sociale. Projekti i ri është një baladë dashurie, të cilin e realizoi me Kledi Bahitin dhe Threedots.
Anxhela ka postuar një pjesë të shkurtër nga kënga në “Instagram”, ndërsa ka shkruar: “Kënga ime më e re sapo doli! Ky është vetëm fillimi i një pune të jashtëzakonshme që do finalizohet në recitalin tim të parë në muajin Nëntor!”