MENU
klinika

Miranda Kerr

Një “yll” i lënë në harresë në botën e modës

20.09.2018 - 22:01

Miranda Kerr ishte një prej engjëjve të Victoria’s Secret për vite me radhë dhe një prej modeleve më të paguara në botë. Por tashmë në moshën 35-vjeçare, modelja australiane i është përkushtuar familjes së saj dhe është shkëputur disa nga bota e modës.

Megjithatë, ajo mbetet pjesë e mediave rozë dhe shpesh përfundon në faqet e para të tyre. Pak muaj më parë, ajo solli në jetë fëmijën e saj të dytë, djalin e quajtur Hart, me bashkëshortin e saj Evan Spiegel.

Miranda Kerr është fotografuar këtë të enjte në rrugët e Nju Jorkut, ku edhe pse ka vetëm 5 muaj nga lindja e djalit të saj, eleganca nuk i mungon aspak. Madje modelja nga Australia duket e mrekullueshme me linjat e saj.

Emrat e dalë së fundmi në botën e modës, si Kandell Jenner, apo motrat Hadid, por edhe shtatzënia e saj, kanë bërë që Miranda Kerr t’u mungoja tashmë pasarelave.