MENU
klinika

...dhe mirënjohjet më të larta nga institucionet shqiptare

Noè Andreano dhe Loris Castriota Scanderbeg t’u jepet shtetësia shqiptare

16.09.2018 - 14:42

Tashmë, kam vite në Itali dhe kam njohur shumë persona që punojnë me zemër për shqiptarizmin dhe e ndjejnë thellë për atë.

Megjithatë, nga ata që kam njohur, dy persona me kanë impresionuar vazhdimisht. Këta janë Noè Andreano dhe Loris Castriota Scanderbeg.

Noè, është Kryetar i komunës arbëreshe “Casalvecchio” në Puglia. Pamja e tij dhe sjellja e tij janë prej një fisniku shqiptar. Ai është mikpritës, bujar dhe ka një inteligjence fisnike shqiptare, nuk flet shumë, por me fjalët e tij godet fortë. Ai është kryetar i një ndër gjashtë komunat arbëreshe. Më ka impresionuar, fakti se sa krenar është ai për origjinën e tij shqiptare si dhe për njohjen e historisë tone kombëtare. Noè është një administrator i zoti, sepse e ka transformuar komunën “Casalecchio” në dimensionin kulturor, infrastrukturor dhe në projektet te tjera serioze të zhvillimit.

Me ndjenjën e tij të lartë për origjinën shqiptare po rikthen në periudhë lulëzimi kulturën dhe identitetin arbëresh. Madje, ai, aq shumë për zemër i ka aktivitetet që lidhen me kulturën dhe gjuhen arbëreshe, sa interesohet vetë për detajet.

Komuna “Casalvecchio”, pa dyshim që, sot është një Shqipëri e vogël, ku flitet shqip, këndohet shqip dhe kuvendohet shqip. Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, zë një vend shumë të rëndësishëm në Casalvecchio, por edhe në zyrën e Kryetarit të Komunës. Po ashtu, nën administrimin e Noè janë rritur shume aktivitetet mbi kulturën, gjuhen dhe historinë arbëreshe, por edhe mjaft aktivitete të tjera që kanë të bëjnë me shkëmbime e ritakime, siç është “vëllazëria”.

Presidenti i Republikës, SH.T Ilir Meta, duhet t’i jap shtetësinë shqiptarë, si dhe mirënjohjen më të lartë që i takon për kontributin e vazhdueshëm e të çmuar që jep për ruajtjen, promovimin dhe institucionalizimin e historisë, kulturës e gjuhës arbëreshe.

Një personazh tjetër, qeë më ka impresionuar është Loris Castriota Scanderbeg. Ai është trashëgimtar i drejtpërdrejtë i linjës së gjakut të Heroit tonë Skënderbeu, por nuk mjafton kjo. Loris ka më shumë se 20 vjet që është i pa lodhur për kauzat shqiptare, për të mbrojtur e promovuar figurën historike të heroit tonë Skënderbeu. Loris bën qindra udhëtime në vit e mijëra kilometra, të gjitha me shpenzimet e tij, pa kërkuar asnjëherë përfitime ekonomike në aktivitetet kulturore, historike dhe gjuhësore të identitetit shqiptar. Zor se gjen ndonjë shqiptar që është më shumë i përkushtuar për kauzat shqiptare, se sa Loris.

Loris është motivimi, mendja dhe ideatori i shumë aktiviteteve, nismave të rëndësishme institucionale në Itali dhe në Evropë për kauzat shqiptare. Loris flet me pasion, me dashuri e me profesionalizëm për arbëreshet, Skënderbeun dhe vlerat tona kombëtare. Loris është i pa lodhur. Presidenti i Republikës, SH. T Ilir Meta duhet t’i jap shtetësinë shqiptare për shkak të linjës së gjakut, angazhimit të palodhur në shërbim të promovimit, mbrojtjes së figurës së Skënderbeut, por edhe mirënjohjet më të larta për promovimin, lartësimin e kulturës, historisë e të gjuhës shqipe.

Dott. Alban DACI

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin

“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj