Gara sa vjen edhe bëhet më e nxehtë. Në New York ka nisur sot raundi i 4-t i grand slam të US Open për meshkuj në tenis. Rafael Nadal, numri 1 në botë, ka fituar 3-1 ndaj bjellorusit Nikoloz Basilashvili (6-2, 6-3, 6-7, 6-4).
Një ndeshje ku tenisti spanjoll pati epërsi në dy setet e para, por më pas uli disi ritmin dhe rrezikoi. Por falë përvojës, Nadal arrin të fitojë dhe të kualifikohet në çerekfinale, ku do të luajë ndaj austriakut Dominic Thiem.
Thiem mundi 3-0 (7-5, 6-2, 7-6) afrikano-jugorin Kevin Anderson, një ndeshje ku loja ishte me hope nga ana e tenistit afrikan. Ndërsa Thiem arriti të kontrollojë mirë rivalin dhe të fitojë.
Në çerekfinale shkon edhe argjentinasi Juan Martin Del Potro, që mundi 3-0 (6-4, 6-3, 6-1) kroatin Borna Coric, ndeshje e dominuar dhe fituar me lehtësi nga amerikano-latini.
Në çerekfinale ai do të luajë ndaj gjigandit amerikan John Isner. Ky i fundit mposhti me vështirësi 3-2 kanadezin Milos Raonic (3-6, 6-3, 6-4, 3-6, 6-2), duke avancuar më tej.