MENU
klinika

Vendimi

Opozita e Kosovës kërkon nesër seancë të jashtëzakonshme

19.09.2018 - 22:11

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që nesër në ora 14:00 të mbahet seancë e jashtëzakonshme për ratifikimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare.

Seanca do të mbahet me kërkesës së opozitës – LDK, VV, PSD dhe dy deputetëve të pavarur.

Në rend dite janë:

Votimi i Projektligjit nr. 06/L-090 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

kuvendi kosove
kuvendi kosove

Votimi i Projektligjit nr. 06/L-094 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në programin “Evropa për qytetarët”.

Votimi i Projektligjit nr. 06/L-095 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Komisionit Evropian dhe Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në “ERASMUS +” Programin e Unionit për Arsim, Trajnim, Rini dhe Sport.