MENU
klinika

Artikuj shkollorë dhe veshje falas

Panairi i bamirësisë për fëmijët në nevojë

12.09.2018 - 15:40

Arsimi është një luks jo për pak fëmijë në qytetin e Korccës. Shkak është pamundësia ekonomike, e cila i detyron ata të qëndrojnë larg bankave të shkollës. Kështu në këtë pragfillimi viti të ri mësimor, të rinjtë korccarë kanë ndërmarrë inisiativën për organizimin e një panairi gatimesh, me fitimet e të cilit ata do t’i përdorin më pas për blerjen e disa artikujve shkollorë për fëmijët në nevojë të rreth 40 familjeve.

Inisiativa ishte e të rinjvë, por mbështetja për realizimin e saj erdhi nga Qendra Rajonale e Formimit Profesional dhe Qendra Rinore në Korçë së bashku me Bashkinë e qytetit dhe organizatën World Vision. Njëqinq të rinj u bënë bashkë në pedonalen e Korçës për të shpalosur përgatitjen e gatimeve të ndryshme, apo për tregtuar produkte ushqimore të siguruara nga bizneset lokale.

Pjesë e kësaj nisme është edhe fushata për dhurimin e veshmbathjeve për këta fëmije. Aida Kristo, përgjegjëse në Drejtorinë e Projekteve dhe Turizmit tregon se Bashkia ka ndërtuar disa hapësira të veçanta në të cilat mund të vendosen veshjet e dhuruara që do të shkojnë për bamirësi. “Këta kafaze për veshjet do të shërbejnë si pika grumbullimi ku çdokush mund të dhurojë një veshje që nuk e përdor. Nisma do të zgjasë një javë dhe unë i ftoj të gjithë qytetarët korçarë të japin kontributin e tyre”, – përmbyll në këtë mënyrë Aida mesazhin e saj sensibilizues.

Përgatiti: L.S.