MENU
klinika

Volejboll Femra

Partizani, finalisti i parë i Kupës së FSHV-së

21.09.2018 - 19:45

Partizani është ekipi i parë finalist i Kupës së Federatës në volejboll për femra, pas fitores 3-0 (25-19, 25-17, 25-21) arritur sot pasdite ndaj Teutës, ndeshje e luajtur në sallën sportive “Feti Borova”, pranë Tirana Olimpik Park (në kryeqytet).

Skuadra kampione e Shqipërisë bëri një ndeshje të mirë, duke e dominuar takimin në të tre setet dhe duke e nisur me këmbën e mbarë këtë sezon të ri sportiv 2018-2019. Edhe pse një ekip i transformuar tërësisht nga ai i sezonit të kaluar, pasi janë larguar si volejbollistet e huaja ashtu dhe ato elitare, skuadra e “kuqe” arriti të tregojë se është një grup më solid në fushë, duke mbrojtur mirë , çka ishte edhe arma kryesore në këtë triumf.

partizani volejboll
partizani volejboll

Volejbollistet e trajnerit Tarja e rritën gradualisht nivelin e lojës nga seti në set, duke befasuar edhe Teutën, që çaloi shumë në fushë, sidomos në organizim. Durrsaket konsideroheshin si favorite, duke qenë se janë pothuajse i njëjti grup vajzash si sezonin e kaluar, por nuk arritën të luajnë si skuadër, duke bërë mjaft gabime.

Në të tre setet, Partizani e thellonte diferencën gradualisht me kalimin e kohës, duke ruajtur një avantazh prej 3-4 pikësh. Në finalen e këtij eventi që organizohet nga FSHV-ja, skuadra e Partizanit do të luajë ndaj fitueses që do të dalë nga ndeshja mes Barleti Volley dhe Tiranës, ora 20:00.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kalendari për meshkuj e femra

Volejboll, hidhet shorti i sezonit të ri