MENU
klinika

Ankesat e qytetarëve

Pas arrestimeve, asnjë shërbim në zyrën e Hipotekës në Shkodër

26.09.2018 - 16:50

Pas arrestimeve, asnjë shërbim në zyrën e Hipotekës në Shkodër Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Shkodër është në kaos total.

Pas arrestimit të drejtorit Zamir Leka dhe disa punonjësve, të akuzuar për korrupsion, jo vetëm që nuk ka një vulë për dokumentacionet, por tashmë nuk funksionon as sistemi. Në këtë mënyrë, puna është bllokuar totalisht dhe nuk mund të kryhet asnjë shërbim.

Qytetarët tashmë janë të revoltuar pasi kanë shumë kohë që janë në pritje.

Nëse ke punë në Hipotekë dhe tek Aluizni atëherë je i mallkuar. Nuk merr kurrë shërbim dhe nuk përfundon asnjëherë punë. Jo vetem që ka vonesa për shkak të burokracive të kota dhe mungesës së deshirës për punë nga ana e administratës, por tashmë nuk ka as sistem. Është një turp !

Kam 2 vite dhe nuk po kryej punë. Një miku im ka 5 vjet dhe akoma nuk ka marrë asnjë dokument pronësie. Kam disa ditë që paraqitem për të paguar taksat e një prone dhe sot më thanë të rikthehem pas 15 ditësh. Fati i keq që jetojmë në këtë vënd. Mirë bëjnë që i arrestojnë dhe shpresoj të përfundojnë në burg të gjithë.  E pesta hërë që aplikoj. Këtu ka amatorllëk, nuk ka profesionista.

Këtu nuk ka punëtor, por njërëz që çojnë gishtat për partitë. Kam çdo dokument të rregullt dhe kam 25 vite që më sjellin vetem për t’ju dhënë para nën dorë. Unë jetoj në Itali dhe kam 2 javë që merrem me dokumentat dhe nuk me japin zgjidhje”.

Ky institucion ditët e fundit ështe vënë në shënjester edhe të drejtësisë për shkak të akuzave që janë hedhur drejt titullarit, por edhe disa punonjësve.

K.Zh

Sulmi i përgjakshëm në tregun e Krishtlindjeve

Autoritetet gjermane përballen me kritika

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!