MENU
klinika

Njihuni me to!

Pasojat fatale të dhimbjes tek bebet!

30.09.2018 - 21:58

“Nuk ka gjë më lehtë të durueshme se sa dhimbja e tjetrit.”

Çdo përkujdesje duhet t’i kushtojë vëmendje dhimbjes, të cilën e provokojmë në mënyrë të pashmangshme dhe që nuk duhet të jetë një prirje individuale, e një personi të vetëm.
Kjo nuk përbën një risi, por thjesht duhet të zgjojmë tek ne stimulin për të filluar një gjë të re.

Fjalët janë pa kuptim, por menjëherë le të fillojmë dhe të zbatojmë atë që dihet për lehtësimin e dhimbjes.”

Po si përkufizohet dhimbja?

Dhimbja përkufizohet si përvojë sensoriale dhe emocionale e pakëndshme (prej një dëmtimi indor).

Përvojat e dhimbshme mund të ndikojnë në strukturën përfundimtare neurologjike!

“Dhimbja, një përvojë sensoriale dhe emocionale e pakëndshme, fillon me transmetimin e impulsit nga receptorët sensorë në lëkurë dhe në indet e tjera të trupit deri në korteksin cerebral, nëpërmjet fibrave të nervave”, tha Dr. Ronald Melzak, një kërkues dhe njohës shumë i mirë i dhimbjes.

Të gjitha këto ndryshime bëjnë që të porsalindurit ta perceptojnë dhimbjen më me intensitet se adultët. Studimet e ndryshme kanë treguar që bebet prematurë e perceptojnë dhimbjen me më pak intensitet se të porsalindurit në term, por që shton intensitetin e saj në manipulimet e përsëritura dhimbje-shkaktuese.

Mostrajtimi i dhimbjes tek i porsalinduri mund të ndikojë fuqishëm në sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë neonatore. Gjithashtu studimet kanë treguar dhe efekte afatgjata të dhimbjes që e ekspozojnë trurin ndaj stimujve të fuqishëm dhe të përsëritur të dhimbjes në momentet kur ai nuk ka arritur pjekurinë maksimale.

Ndikimi afatshkurtër i dhimbjes:

Rrit konsumin e oksigjenit;

Rrit presionin endokranial;

Rrit rrezikun për gjakderdhje dhe /ose vuajtje të trurit;

Rrit rezistencën në qarkullimin pulmonar;

Shkakton çrregullime hormonale.

Ndikimi afatgjatë i dhimbjes:

Prapambetje psikomotore;

Çrregullime të sjelljes emocionale dhe shoqërore;

Çrregullime konjitive dhe te të mësuarit;

Ndryshime të shenjave jetësore;

Ndryshim të ngjyrës dhe djersitje;

Çrregullime hormonale/metabolike;

Qarje;

Ndryshime të mimikës;

Përgjigje motorre (hipertoni, shqelmim, harkim i trupit);

Çrregullime të ritmit gjumë-zgjim.

Po si bëhet vlerësimi i dhimbjes tek bebet?

Reagimi i të porsalindurit ndaj impulseve të dhimbjes është observuar tek i porsalinduri që para 20-vjetësh.

Ndryshimi i shprehjes së fytyrës gjatë të qarit, rrudhosja e ballit, shtrëngimi i syve, rrudhosja e syve, dridhja e mjekrës, nxjerrja e gjuhës dhe axhitimi fizik janë shenjat më të shpeshta dhe më specifike të paraqitjes së dhimbjes që nga mosha e të porsalindurit dhe më pas dhe shpesh janë përfshirë si elementet e parë dhe të rëndësishëm në mënyrat e vlerësimit të dhimbjes tek i porsalinduri.

Bebet në term më shpesh reagojnë me anë të ndryshimit të të qarit, rritjes së intensitetit, nuk arrijnë të qetësohen, rritjes së lëvizjes trupore të shoqëruar me takikardi dhe rritje të presionit arterial.

Në kontrast, te foshnjat e lindura parakohe, bile sa më të vegjël të jenë ata, bëhen më letargjikë dhe nuk përgjigjen ndaj stimujve të ndryshëm. Ky fenomen nuk shpjegohet si një pamundësi për t’u përgjigjur ndaj dhimbjes, por si një pamjaftueshmëri e sistemit nervor qëndror për të rregulluar përgjigjen ndaj stimujve të dhimbjes.