MENU
klinika

Të drejtat

Për arsimin e grave

26.09.2018 - 11:27

Para një shekulli problem më i madh për emancipimin shqoëror ishin të drejtat gjinore. Shqipëria në atë kohë, me një këmbë nga Perëndimi dhe një këmbë tjetër nga Lindja pozicionohej nga një traditë që nuk i jepte mbështetje emancipimit të femrës dhe të drejtave të saj kundrejt burrave.

Femra ishte e shtypur dhe nën autoritetin absolut të burrit. Në këtë kohë lindin dhe lëvizjet e para për emancipimin e saj. Gazeta ‘’Boston’’ ngre këtë problem të mprehtë për një shoqëri modern në një shkrim të saj:

Kongresi i Elbasanit mbaroi aqë punë, sa nukë prisnim dhe të gjithë shqipëtarët u përgjeqnë dyke dërguar ndihmat dhe urimet e tyre. Kjo domethënë se shqiptarët s’janë dhe aqë të ftohtë, sa pandehej, dhe se janë gati të japin sa të mundin, porsa të shikojnë një dritë.

Në shtet të sotmë të Turqisë shqiptarët e brendëshmë s’janë të lirë, veç ndë punë mësimi, dhe këtë liri duhet ta përfitojnë me para dhe me kurajë, se jemi shigur që intrigat do mos pushojnë, me gjithë sa thuhen për të kundërtën. Dhe s’duhet të harrojmë se arësimi është themelia, mi të cilën do të ndërtojmë përlindjen e racës sonë.

Po një shkollë normale për mësonjës s’është mjaft për Shqipërinë: na duhet edhe një shkollë normale për msonjëse (dhaskalica), dhe jemi për qytetërimin e Shqipërisë, sesa shkollat normale për mësonjësit.

Ësht’e tepër të përsëdytin këty ato që janë thënë një mijë herë përmi rollin që munt të lozë gruaja e arësuar në përlinjen e një kombi, po s’është vetëm kjo, ka dhe një tjatër shkak që arësim’i gruas shqiptare mbeti virgjërisht edhe kthjellësisht shqiptare. E mbylllur ndë Shqipëri dhe e pa larguar s’andejmi, ruajti me kujdes ato që patmë për të ruajtur.

Shqiptarkat, pra janë një fush’e përgatitur për të pritur arësimin kombëtar, dhe mësonjëset shqiptarka do të jenë një mijë herë më të zonjat edhe më të besës për barrën që do marrin përsipër.

Ka dhe një tjatër shkak: për shumë kohë do mos arrijmë dot t’i heqim gjithë djemat nër shkollat shqipe për shumë shkake. Se dihet që do të ketë shumë që do duan të përgatiten për mememuriete, apo për universitete, dhe këta domosdo do të venë nër shkollat e huaja.

Po a ka gra që përgatiten për memuriete, apo për universitete? Po këtu munt të më thonë se fanatikët do t’i dërgojnë çupat e tyre atje ku t’u diktojë këshilltari fetar.

Mirëpo ka një pjesë që s’është as shqiptare kombëtare as antikombëtare, po vete sipas erës. Ajo pjesë do t’i dërgojë çupat atje ku të jetë më mirë për to. Pastaj shumë do ndruhen t’i dërgojnë djemat nër shkollat kombëtare, po kjo do mos ngjasë dhe për çupat, se femërat s’numërohen për gjë në Anadoll.

Le të kuptohemi mirë. S’duam të themi që Kongres’i Elbasanit duhej të bënte shkolla normale të çupave më parë: jo. Kongres’i Elbasanit s’pandehte të gjente të holla mjaft as për të djemve që ish e para.

Po tani që u shigurua kjo, duhet të shikojmë dhe për tjatrën. Burrat me karakter shqipëtar sot numërohen në gjishtërijtë në Shqipëri. Po gratë e ruajtën karakterin shqipëtar të gjitha. Le t’u hapim sytë që të na mësojnë si të bëhemi burra, siç ishim një kohë, burra që të jemi të vyer të kemi të atilla gra.

Shoqëria ‘’Përparimi’’ në Korçë pandehin t’i verë në punë, kur të vijë koha e përteshme.

Më në funt do t’u këshilojmë klubeve të përpiqen të dërgojnë djema dhe çupa jashtë, në kolegjet e Europës, për të mësuar që të kthehen mësonjës të vërrtetë në Shqipëri.

Shqipëtarët do të ndihin të gjithë dhe punët do mbarohen, po të njekim pak me zell dhe me method, le ta harrojmë ngathësirën orientale, e cila na bën të besojmë që i mbaruam të gjitha, kur vetëm porsa vumë gurin e parë.

 Le të mos rrimë e të gëzohemi për ato të paka që bëmë, dhe pastaj të shtrihemi në gjumë lumërie përmi dafinat e djeshme.

Le t’i gëzohemi punës së djeshme dyke pregatitur punën e nesërme. Më në funt le të bëhemi evropianë nga karakteri, siç jemi dhe nga raca.

‘’Dielli’’, Boston, N. 29, 15 tetor 1909, pa autor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN