MENU
klinika

Moti i keq

Për disa minuta, Durrësi u shndërrua kështu…

03.09.2018 - 13:10

Durrësi u zgjua mëngjesin e kësaj të hëne me disa akse të përmbytura. Rreshjet e shiut zgjatën vetëm pak minuta, por dendësia e tyre bashkë me kanalizimet e amortizuara mjaftuan për të krijuar bllokimin e qarkullimit të ujërave, dhe për rrjedhojë automjetet dhe kalimtarët u desh të kalonin mespërmes ujit.

veçanërisht në akset si kryqëzimi i stadiumit, rruga tek Unaza e Re , rruga “Aleksandër Goga”, rruga “Skënderbe”, shëtitorja “Taulantia”, si dhe rreth rrotullimi tek “Stacioni i trenit”.

Por trotuarët dhe rrugët nuk u mbuluan vetëm nga ujërat e shiut. Pusetat nxorrën në sipërfaqe edhe ujërat e zeza. Sikurse mund të vërehet edhe në imazhet e mëposhtme situata më problematike paraqitet në kryqëzimin e Stadiumit dhe rruga e hyrjes tek Unaza e Re.

Të kontaktuar nga Konica.al, zyra për median pranë Bashkisë së Qytetit dhe Komunalja e Durrësit u përgjigjën se masat paraprake merren çdo vit, por nuk dhanë detajet të tjera dhe as arsye përse këto masa nuk ndihmojnë në ndryshimin sadopak të peisazhit të këtyre rrugëve, që përmbyten sa herë që shirat bëhen më të dendur se duhet…

Përgatiti: B.K.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN