Edhe pse nuk mori pjesë në seancën ditën e sotme në Gjykatën e Prishtinës, Rigels Rajku i njohur si Noizy mësohet se është dënuar me një shumë prej 2 mijë eurosh gjobë për ngjarjen e 13 shtatorit të vitit 2016, ku mbeti edhe i plagosur lehtë.
Albert Krasniqi, i cili është personi që akuzohej për plagosjen e Noizyt është dënuar me 6 muaj burg, por me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para. Vendimi i sotëm i gjykatës i ngarkon Krasniqit edhe një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.
Beteja mes dy ‘label’-ëve muzikorë OTR e BabaStars ndodhi me 13 shtator të vitit 2016 para hotelit “Swiss Diamond”.
Më 13 shtator të vitit 2016, rreth orës 17:15 në parkingun para hotelit “Swiss Diamond”, në Prishtinë, dy prej grupeve më të mëdha të reperëve u përplasën me armë zjarri.