Koordinata vendore që do të na mbledhë bashkë sikundër çdo shtator është sërish Peza.
Duket se sezoni i argëtimit dhe kulturës më në fund do të gërshetohet për të na ofruar çaste gëzimi dhe rindezur motorrët pas verës, e cila vërehet qartazi se nuk do të na mungojë dhe aq.
Paradite do të pastrojmë dhe në darkë do të festojmë!
Pas aksionit të madh Kombëtar, me rastin e Ditës Botërore të Pastrimit Tiranasit dhe jo vetëm kanë mundësinë të kalojnë një natë ndryshe. Një natë të gjelbër në harmoni të plotë me natyrën, muzikën, shfaqjet me kukulla, numrat e cirkut dhe kuptohet birrat.
Në kuadër të promovimit të Jetesës së Gjelbër dhe afrimit të njeriut me natyrën: Green Line Albania dhe Agjensia e Paraeve dhe Rekreacionit-Bashkia Tiranë, rikthejnë aktivitetin e shumëpritur nga të gjithë.
Ky aktivitet do të filloj nga ora 19:00 në Pezë dhe do të vazhdojë deri në mëngjes.
Gjumë nuk ka, por qejf dhe punë plot.
Pra eja! Festa të pret!