MENU
klinika

Detajet

Pezullohen 16 mësues të një shkolle në Lushnjë, akuzat

17.09.2018 - 11:33

16 mësues të shkollës 9-vjeçare në Çerme e Siperme të Lushnjës janë pezulluar nga detyra,.

Kërkesa për pezullimin e tyre kishte ardhur nga Prokuroria e cila i akuzon për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Sot mësohet se Gjykata ka pranuar kërkesën e akuzës dhe ka vendosur:

 

“Per ta ka regjistrim si persona nen hetim me akuzat Shperdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve shkollore, mbeshtetur ne nenet 248 e 187 te. K. Penal. Procedimi penal me nr 400 viti 2017. Komunikimi i mases eshte kryer me date 14.09.2018″.