16.09.2018 - 09:02
Nëse keni planifikuar që të shkoni edhe këtë 15 ditësh të fundit të shtatorit në plazh, moti do t’ju suprizojë.
Sipas Meteoalb, duke nisur nga kjo javë priten shira, kryesisht në ekstremet Veri-Juglindje dhe më pak të rrezikuara paraqiten zonat Lindore dhe Qendrore.
Por pavarësisht këtij ndryshimi temperaturat nuk do të ulen.
Ky muaj ka qenë me temperatura të favorshme për ata që zgjodhën që pushimet e tyre t’i bënin në shtator.
Dhe për ata që i kishin caktuar pushimet për këto ditë, duhet të mendohen mirë dhe të shohin temperaturat.