MENU
klinika

Për t'u alarmuar!

Pneumonia/ Shko urgjent në spital nëse ke…

23.09.2018 - 21:58

Bronkiti është një inflamacion në mushkëri që disa njerëz e quajnë “të ftohtë”. Zakonisht vjen pas një sëmundje virale si ftohja e zakonshme.

Bronkiti mund të shkaktohet edhe nga ekspozimi ndaj tymit, irrituesve kimikë ose baktereve. Një kollë, gëlbazë dhe ndjenja e lodhjes janë simptoma tipike të bronkitit, por këto janë gjithashtu simptoma të sëmundjeve të tjera, kështu që marrja e diagnozës dhe trajtimi i duhur janë të rëndësishme.

Kjo sëmundje zakonisht është më e shpeshtë në dimër dhe 9 nga 10 shkaktarë janë virusalë. Rrugët e ajrit, që janë bronket, kur inflamohen, mbushen me sekrecione të cilat janë të vështira për t’u larguar.

Kjo gjë shkakton vështirësi në frymëmarrje dhe në kollë e cila është mekanizëm mbrojtës që organizmi ynë e përdor për të pastruar rrugët e frymëmarrjes.

Simptoma kryesore e bronkitit është një kollë produktive që vazhdon disa ditë në javë. Simptoma të tjera që mund të hasen janë: lodhja, shtrëngimi, dhimbja në gjoks apo respiracione të shkurtra. Ethet janë të pazakonshme dhe paralajmërojnë pneumoni ose grip.

Bronkiti akut shpesh shfaqet tre deri në katër ditë pas një ftohjeje apo gripit. Mund të fillojë me një kollë të thatë, pastaj pas disa ditësh kthehet në kollë të njomë me sekrecione.

Shumica e njerëzve e kalojnë këtë situatë për dy deri në tre javë, edhe pse kolla ndonjëherë mund të vazhdojë për katër javë ose më shumë. Nëse jeni në gjendje shëndetësore të mirë, mushkëritë tuaja do të kthehen në normalitet pasi të jeni shëruar nga infeksioni fillestar.

Bronkiti kronik ndryshon nga kjo që thamë. Mjekët dyshojnë për këtë sëmundje kur ju keni një kollë me gëlbazë në shumicën e ditëve për të paktën tre muaj në një vit, për dy vjet me radhë.

Bronkiti kronik është një sëmundje serioze që i bën mushkëritë tuaja një terren të gatshëm për infeksionet bakteriale dhe mund të kërkojë trajtim mjekësor të vazhdueshëm.

Bronkit apo diçka tjetër?

Simptomat e bronkitit janë shpesh të njëjta me ato të sëmundjeve të tjera, të tilla si: astma, pneumonia, alergjitë, ftohja e zakonshme, gripi, sinoziti madje edhe sëmundja e refluksit gastroezofageal dhe kanceri i mushkërive.

Këshillohuni me mjekun tuaj për të marrë një diagnozë të saktë.

Sëmundje të rënda si pneumonia kërkojnë trajtim të menjëhershëm.

Kur duhet të shkoni urgjent në spital?

Kontrollohuni urgjent nëse:

Ndiheni sikur nuk mbusheni dot me ajër;

-Nëse kolliteni dhe keni sekrecione me gjak;

-Keni ethe;

-Keni një kollë që zgjat më shumë se katër javë.

Trajtimi i bronkitit akut

Trajtimi i vetëm i nevojshëm për bronkitin akut është lehtësimi i simptomave. Ndiqni këto udhëzime:

-Pini shumë lëngje;

-Bëni shumë pushim;

-Shmangni tymin e duhanit.

Një lehtësim i dhimbjeve me medikamente qetësuese mund të ndihmojë në dhimbjet e trupit.

Mjeku juaj mund t’iu japë një recetë me ilaçe për të ndihmuar në lirimin e bronkeve nga sekrecionet, në mënyrë që të mund të kolliteni më lehtë ose një ilaç për zgjerimin e bronkeve që quhen bronkodilatatorë për të hapur rrugët e frymëmarrjes.

Trajtimi i bronkit kronik

Nëse keni bronkit kronik lidhur me pirjen e duhanit, gjëja më e rëndësishme për të bërë është të lini duhanin për të parandaluar dëmtimin e vazhdueshëm të mushkërive tuaja.

Përveç kësaj, është e nevojshme që të aplikoni një vaksinë kundër pneumococut dhe një vaksinë vjetore të gripit. Trajtimi mund të përfshijë bronkodilatatorë dhe steroide.