MENU
klinika

Dhuna ndaj Malokut

Policia ia “hedh topin” prokurorisë për mos arrestimin e djalit të deputetit

28.09.2018 - 19:37

Në një deklaratë për mediat, zv.drejtoresha e policisë së Shtetit, Aida Hajnaj tha se policia ka kryer të gjitha procedurat sa i përket kallëzimit të 25-vjeçares, Xhisiela Maloku, e dhunuar nga ish i dashuri i saj, Rexhep Rraja, i cili është djali i deputetit Rrahamn Rrahja.

Duke iu përgjigjur zërave se djali i deputetit duhet të ishte arrestuar, zyrtarja e Policisë tha se arrestimi kryhet me urdhër të prokurorisë dhe gjykatës.

“Xhisiela Maloku u tërhoq nga kallëzimi, por policia nuk është tërhequr. Në respekt të publikut sqarojmë se shtetasja Maloku është trajtuar me përparësi nga policia. Policia nuk e ndaloi hetimin, por e referoi çështjen në Prokurori, pavarësisht tërheqjes së kallëzimit nga Maloku. Çdo masë sigurie apo ndalimi nuk janë kompetencë e Policisë, por ligji ia njeh prokurorit dhe gjykatës”- tha Aida Hajnaj.

“Shtetasja Maloku është tërhequr nga kallëzimi, policia nuk është tërhequr. Madje, brenda 24 orëve ka vijuar  procedurën me Prokurorinë. Ndalimi ose arrestimi i shtetasit Rrahja nuk është kompetencë e policisë, por është kompetencë e Prokurorisë dhe Gjykatës.

Shtetasja Maloku është mirëpritur me përparësi nga policia. Situata e krijuara nga tërheqja e denoncimit të shtetases, nuk i kanë dhënë policisë mundësi ligjore për t’i dhënë urdhrin e mbrojtjes. 

Oficeri i policisë gjyqësore Gentian Çitozi është pezulluar nga detyra dhe është proceduar.

Pavarësisht se shtetasja Maloku është tërhequr nga denoncimi, policia e ka referuar çështjen në Prokurorisë”-shtoi Hajnaj.