MENU
klinika

Prindër! Bëjini sytë katër!

Prapambetje mendore deri në vdekje, nëse nuk trajtohet!

26.09.2018 - 18:50

Hypoglicemia e patrajtuar mund ta çojë të porsalindurin në vdekje, t’i lërë atij një dëmtim të përhershëm neurologjik, përfshirë edhe prapambetje mendore.

Hipoglicemia ose ulja e sheqerit në gjak është një nga problemet më të zakonshme te të porsalindurit. Glukoza është burimi kryesor i energjisë për fetusin dhe të porsalindurin. Truri i porsalindur varet nga glukoza, pothuajse ekskluzivisht. Deri në 90% e glukozës totale të përdorur është konsumuar nga truri.

Glukoza në gjak me vlerë më pak se 40 mg/dl te fëmijët përbën hypoglicemi. Glukoza në gjak më pak se 30 mg/dl në 24 orët e para të jetës dhe më pak se 45 mg/dl përbën hypoglicemi te të porsalindurit.

Pacientët hypoglicemikë mund të paraqiten asimptomatikë ose me çrregullime të rënda të SNQ si dhe me probleme kardiopulmonare.

Hipoglicemitë e qëndrueshme dhe të përsëritura të neonatët ndikojnë në zhvillimin dhe funksionimin normal të trurit. Hipoksia dhe ishemia çojnë drejt hipoglicemisë duke shkaktuar dëmtime të trurit dhe pengojnë në zhvillimin e përhershëm neurologjik.

Fakti që nivelet e sheqerit në gjak , më pak se 40 mg/dl, te i porsalinduri janë shoqëruar me dëmtime të dëgjimit dhe zhvillimit, imponon kontrollin e rregullt të glicemisë, me qëllim që të ruhet një nivel sheqeri në gjak, midis 50-150 mg/dl.

Në këtë mënyrë, do të konsiderohet si hypoglicemik çdo i porsalindur te i cili ne gjejmë një glicemi më të ulët se 30mg/dl në 24 orët e para të jetës dhe 40 mg/dl në ditët vijuese.

Po cilat janë shenjat klinike të hipoglicemisë (ose sheqerit të ulët në gjak) te foshnjat e sapolindura?

Po i paraqesim më poshtë:

●E qarë anormale;

●Apnoe;

●Kriza Cianotike;

●Vështirësi në ushqyerje;

●Rënkime;

● Hypotermi;

● Ndryshim të nivelit të ndërgjegjes;

● Të vjella;

●Shqetësim nervor;

●Të dridhura;

●Plogështi;

●Përgjumësi;

●Konvulsione;

●Djersitje;

●Takikardi;

●Letargji;

●Mungesë oreksi.

Cilët të porsalindur duhet që të ekzaminohen për hipoglicemi?

Fëmijët e atyre nënave që kanë pasur infeksione në periudhën rreth lindjes sidomos kur kjo ka qenë e shoqëruar me temperaturë të lartë dhe ethe lindur nga nënat me ethe dhe fëmijët pas lindjes duhet të kontrollohen çdo 1 -2 orë për nivelin e sheqerit në gjak.

Sipas studimeve nënat me oligohidramionis dhe me një vonesë në fillimin e ushqyerjes me gji raportohen si rrezik për zhvillim të hipoglicemisë.

Shumica e studimeve tregojnë se 97% të episodeve hipoglicemike të ndodhura brenda 24 orëve të para të lindjes janë zhvilluar te foshnjat që nuk kanë paraqitur asnjë shenjë klinike.

Hipoglicemia zakonisht mund të ndodhë te fëmijët që kanë lindur më të mëdhenj për moshën e barrës, gjithashtu mund të ndodhë edhe te neonatët që kanë lindur nga nënat diabetike. Këta fëmijë mund të preken 12 orët e para të lindjes.

Gjithashtu të rrezikuar janë edhe foshnjat që kanë lindur me peshë të vogël për arsye të depozitave të pakta që kanë nga shtatzënia. Ato zakonisht i shfaqin simptomat 36 orët e para të lindjes.

Të gjithë fëmijët duhet të monitorohen për nivelet e glukozës në gjak dhe të mbikëqyren 4-6 orë pas lindjes. Rreziku maksimal për të zhvilluar hipoglicemi është 24 orët e para të lindjes, por mund të vazhdojë deri në 72 orë.

Komplikacionet më të zakonshme të hypoglicemisë janë:

Shqetësime të zhvillimit neurologjik;

Vonesë të zhvillimit intelektual.

Kërkimet studimore që janë bërë këto katër vitet e fundit në 151 foshnje me hypoglicemi neonatale raportojnë se 50% e këtyre fëmijëve shoqërohen me sindromin neonatal neurologjik kurse 12% shoqërohen me anomali kalimtare neurologjike.

Kërkime të tjera studimore raportojnë se edhe hypoglicemia e moderuar (me një vlerë më të madhe se 47 mg/dl plazëm) mund të ketë ndikime të rëndësishme.

Vlerësimet që janë bërë fëmijëve 3-4 vjeç kanë rezultuar se kanë vështirësi të konsiderueshme si: mosfunksionim të trurit, të jenë impulsivë dhe të pavëmendshëm. Në një studim të fundit, Udani ka arritur në përfundimin se hipoglicemia neonatale është fillimi i një epilepsie të largët simptomatike.

Rekomandim: Neonatët me hypoglicemi duhet të ndiqen për një periudhë afatgjatë për përmirësimin e zhvillimit mental.