MENU
klinika

Zbulojeni tani!

Prekëse! Çrregullimi mendor më i përhapur te fëmijët është…

24.09.2018 - 21:08

Çrregullimi autik përbëhet nga një triadë dëmtimesh në socializim, komunikim dhe lojë imagjinare.

Simptomat shfaqen në 3 muajt e parë të jetës ndërsa prognoza te adultët është e ndryshueshme. Nga 50 -70% e fëmijëve që vuajnë nga ky çrregullim kanë paaftësi intelektuale. Disa individë shpesh janë të vetëdijshëm që janë ndryshe nga të tjerët.

Ndërveprimi social i dëmtuar mund të shfaqet si pamundësi për të krijuar marrëdhënie sociale të përshtatshme për moshën si dhe mungesë ndërveprimi social apo emocional, si dhe shmangie të kontaktit sy më sy. Disa fëmijë injorojnë fëmijët e tjerë ose sillen me ta jo në mënyrën e duhur.

Dëmtimi i komunikimit social mund të përfshijë vështirësi në format e komunikimit verbal dhe joverbal. 

Fëmijët mund të shfaqin ekolali (përsëritjen e fjalëve të të tjerëve) ose palilalia (përsëritjen e fjalëve të vetvetes). Shkalla e zhvillimit të gjuhës së folur mund të variojë nga mutismi deri në zhvillimin e gjuhës së folur normale dhe gramatikisht korrekte.

Fëmijët kanë vështirësi të lojës imagjinare. Ata e kanë të pamundur të realizojnë këtë formë loje shumë të rëndësishme për zhvillimin e fëmijës normal si dhe kanë kufizime në aktivitetet imagjinare duke përfshirë sjelljen dhe qëndrimin.

Shumë vite pasi autizmi u përshkrua për herë të parë në 1940, prevalenca mendohej të ishte rreth 2 deri 4 raste për 10 000 fëmijë. Të dhënat janë të frikshme.

Autizmi është çrregullimi më i përhapur i neurozhvillimit te fëmijët, por prevalenca ndryshon gjerësisht sepse vende të ndryshme kanë të dhëna të ndryshme të varura nga variabla të shumëfishta epidemiologjike.

Shifrat e viteve të fundit flasin për një rritje të rasteve me autizëm. Rreth 78% në pesë vitet e fundit, ndërsa po të krahasohet me numrin e rasteve para 40 vjetësh kemi një rritje me 1000% krahasuar me katër dekada më përpara.

Për vendin tonë nuk ka të dhëna zyrtare të publikuara mbi numrin ose prevalencën e fëmijëve që janë me spektrin e autizmit. Ende nuk kemi një depistim në shkallë kombëtare, i cili sjell të dhëna mbi prevalencën e autizmit në Shqipëri.

Ekzistojnë disa qendra publike dhe jopublike të cilat ofrojnë shërbime të tilla si: Qendra Kombëtare e Mirërritjes Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Fëmijëve (QKMZHRF) që është nën varësi të Ministrisë së Shëndetësisë, Fondacioni Fëmijët Shqiptarë (agjensi jopublike), si dhe disa qendra të tjera që ofrojnë shërbime private.

Të dhënat e marra nga QKMZHRF rezultojnë që çdo vit vërehet një rritje e numrit të rasteve të reja të autizmit tek fëmijët.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN