MENU
klinika

Mjeku Dr. Klidit Dodi

Prekëse! Pacientët me probleme në veshka, lufta e tyre me…

22.09.2018 - 17:44

Hemodializa është një ndër proceset renale zëvendësuese ku pacientët me pamjaftueshmëri kronike të veshkave (IRK) i nënshtrohen për të korrigjuar humbjen e fuksionimit normal të veshkave.

Mirëpo për të zbuluar “Betejën” që folëm më lart duhet të rikujtojmë se në këtë organ jetik sigurohet 90% e sasisë së hormonit Eritropoetinë (EPO) i cili stimulon palcën e kockave në gjenerimin e rruazave të kuqe të gjakut.

Ky problem është i pranishëm çdo muaj kështu që e mendoj me rëndësi të detajohemi si më poshtë në këtë artikull në dobi të informimit dhe ndërgjegjësimit të këtyre pacientëve.

Kur duhet nisur trajtimi i anemisë për pacientët me IRK?

– Hb<11 g/dl (Hct<33%) te gratë para menopauzës dhe pacientët para pubertitetit;

– Hb<12 g/dl (Hct <37%) te meshkujt dhe femrat pas menopauzës.

Si do të vlerësohet anemia?

Vlerësimi i anemisë do të konsistojë në monitorimin e parametrave të mëposhtëm:

– Hemoglobina dhe hematokrit (Hb , Hct);

– Rruazat e kuqe të gjakut;

– Numërimi i Retikulociteve.

Parametrat e hekurit:

– Hekuri serik;

– Kapaciteti lidhës i hekurit (TBIC);

– Përqindja e saturimit të transferinës (hekuri serik x 100/TBIC);

– Ferritinemia;

– Feçe gjak okult.

Gjithë kjo linjë trajtimi duhet nisur përpara se të fillojë trajtimi me eritropoetinë.

Trajtimi me hekur:

Tek të gjithë pacientët që kanë defiçite të hekurit dhe sidomos te ata që marrin EPO duhet të kihet parasysh:

– Humbjet e hekurit janë të mëdha sidomos te pacientët e HD;

– Hekuri oral nuk arrin të mbajë të qëndrueshme depot e hekurit sidomos te pacientët e HD;

– Përdorimi i EPO-s stimulon eritropoezën dhe kërkon një nivel më të lartë të depove të hekurit;

– Parandalimi i defiçitit funksional të hekurit bëhet duke dhënë rregullisht doza të vogla të hekurit çdo javë;

– Hekuri serik, TBIC, ferritinemia janë indikatorët kryesorë për eritropoezën dhe depot e hekurit, por jo kritere absolute;

– Hekuri që përdoret është Iron Dextran;

– Gjendja e hekurit të monitorohet nga përqindja e saturimit të transferrinës dhe ferritina serike.

Terapia me hekur oral

Nëse vendoset përdorimi i hekurit oral, duhen dhënë 200 mg hekur në ditë, e ndarë kjo në tre doza dhe 2-3 mg/kg për moshat pediatrike.

Hekuri oral absorbohet më mirë kur merret pa ushqim, pra larg vakteve dhe i pa shoqëruar me medikamentë të tjerë.

Rruga e administrimit të EPO-s

Epoetina duhet administruar te pacientë me IRK dhe ata nën dializë peritoneale. Mendohet se rruga më efektive e administrimit të epoetinës te pacientët nën hemodializë është ajo subkutane.

Kur Epo jepet subcutan vendi i injektimit duhet të jetë brenda një rrethoreje gjatë gjithë administrimeve.

Kalimi nga administrimi IV në S/C

Për pacientët e hemodializës te të cilët nuk arrihen vlerat e kërkuara të Hb dhe/ose Hct mund të tentojmë kalimin nga IV në S/C, pasi është parë në disa studime që përdorimi SC kërkon doza më të vogla se ai IV dhe është më efektiv. Doza gjatë kalimit nga IV në S/C do të jetë 2/3 e dozës së mëparshme.

Shkaqet e një përgjigje jo adeguate ndaj trajtimit:

– Infeksioni ose inflamacioni;

– Humbje kronike të gjakut;

– Osteiti fibroz;

– Toksiciteti ndaj aluminit;

– Hemoglobinopatite;

– Defiçiti në folate ose vitaminë B12;

– Myeloma multiple;

– Malnutricioni;

– Hemoliza.

Nëse rezistenca ndaj EPO-s ndodh në një situatë të ndryshme nga ato të përshkruara më sipër atëherë është e nevojshme një konsultë me hematologun.

Roli i transfuzioneve të gjakut

– Transfuzionet e gjakut duhen konsideruar te pacientët me IRK;

– Ato janë të indikuara në rastet e mëposhtme;

– Anemi severe e shoqëruar me instabilitet hemodinamik;

– Rezistenca e EPO-s te pacientë që kanë humbje klinike të gjakut;

Tek pacientët të cilët janë rezistentë ndaj EPO-s duhet vazhduar mjekimi i përdorur përpara fillimit të EPO-s.

 

Vital Innovative

Efektet afatshkurtra dhe rreziqet afatgjata

A janë të mjaftueshme 5 orë gjumë?

Çfarë tregon hulumtimi i fundit?

A ndikon ndotja e ajrit në zhvillimin e autizmit?

Gjithçka që duhet të dini! 👇

Si ndikon në mushkëri artriti reumatoid

Ja çfarë duhet të dini nga studimi i fundit!

Këta janë faktorët e goditjes në tru