MENU
klinika

Një zanat i ri

Profesionistë për eficiencën e energjisë

25.09.2018 - 17:45

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri ishte sot i pranishëm në tryezën me temë “Kualifikimi Europian për Menaxherët e Energjisë”.  Gjiknuri u ndal në projektet publike të mbështetura nga donatorët e huaj, duke theksuar se janë krijuar disa modele pilot për të parë leverdishmërinë ekonomike që do të ketë investimi në eficiencë energjetike.

“E kemi aplikuar në disa projekte publike, pra janë godina zyrtare, mund të jenë shkolla, konvikte. Aktualisht, ne jemi duke zhvilluar një program të gjerë në Qytetin Studenti, ku do të nxjerrim dhe konkluzionet e nevojshme kuptohet numerike, të qarta, ku të dalë qartë edhe interesi financiar. Pse jo, unë e kam thënë shpesh dhe i mëshoj kësaj pike, kjo të kthehet në një model biznesi edhe për investimin privat. Por, kjo do njerëz si çdo fushë, po nuk pate profesionistë qoftë për auditimin e banesave, qoftë për të nxjerrë konkluzione sesi do të implementohen më mirë këto programe kjo do të jetë një sfidë e humbur. Investimi në këtë drejtim dhe qeveria shqiptare ndaj dhe krijoi Agjencinë për Eficiencën e Energjisë. Me mbështetjen që po marrim me trajnimet e nevojshme për profesionistë nga kjo fushë jam i bindur që do të ketë shumë mikro projekte që do të jenë të vlefshme për financim nga BE-ja apo nga donatorë të tjerë, por qoftë edhe nga qeveria shqiptare kur të krijojmë mundësinë me fondet tonë për nxitjen e eficiencës në energji,” tha Gjiknuri.

Ministri nënvizoi se shteti shqiptar përveç imponimit të standardit, duke nisur që nga standardet në ndërtim, duhet të krijojë edhe klasën e nevojshme të njerëzve të cilët janë profesionistë dhe do të mund t’i çojnë përpara këto projekte.

 

Euro bie në nivelin më të ulët të dy viteve kundrejt dollarit

Çfarë po ndodh me monedhën europiane?

“Do ketë barazim të moshës për secilën gjini“

Daljet në pension 67 vjeç, Qeveria: Përpara vitit 2056!

REL: Zilja e alarmit është ndezur!

Ekonomia ruse drejt rënies së pashmangshme!