Protesta e Vetëvendosjes në Prishtinë, e përkrahur edhe nga disa deputetë të LDK-së ka filluar në orën 14:00 dhe ende po vijon. Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se qytetarët duhet të gjejnë guximin dhe të mbrojnë lirinë e Kosovës e cila është arritur me shumë mund dhe sakrificë.
Protesta synon kundërshtimin e idesë së Presidentit Thaçi për ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe bashkimin me Luginën e Preshevës. Sipas Vetëvendosjes, kjo gjë do të sillte një konflikt të ri.
Njësitet Policore speciale kosovare ROSU ndërkohë gjenden në Ujman, pikërisht në kohën kur në Prishtinë po ndodh protesta e organizuar nga Vetëvendosje kundër Presidentit Thaçi, pasi Thaçi gjëndet në Veri për një vizitë atje. Kjo vizitë është bërë edhe me qëllimin e shkëputjes së vëmendjes nga protesta që po organizohet kundër tij është shprehur Vetëvendosja.
Protesta e organizuar nga Vetëvendosja, me sloganin “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, ka filluar në orën 14:00 dhe po vijon me një pjesëmarrje masive të qytetarëve nga e gjithë Kosova të cilët janë mbledhur në sheshet e Prishtinës.
Protestën e Vetëvendosjes përpos qytetarëve e kanë përkrahur edhe deputetë të LDK-së, Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli dhe deputeti i pavarur Korab Sejdiu.