Të martën, Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe homologu i tij polak, Andrzej Duda, sygjeruan ndërtimin e një baze ushtarake të re amerikane në Poloni. Duda madje sugjeroi se mund të quhet “Fort Trump” në konferencën e përbashkët për shtyp në Uashington, duke theksuar “vendndodhjen shumë strategjike” të Polonisë dhe duke vënë në dukje nevojën për praninë e Shteteve të Bashkuara për të kundërshtuar sjelljen agresive të Rusisë.
Megjithëse emri mori vëmendjen e presidentit amerikan dhe pjesës tjetër të botës, ideja nuk i habiti aspak ekspertët e sigurisë.
Ish-ministri i jashtëm polak Radoslaw Sikorski tha për Dautche Welle: “Kam punuar shumë për këtë. Ne duam në Poloni një forcë aleate që do të pengojë Rusinë, por jo ta kërcënojë atë”.
Në konferencën për shtyp të së martës, Trump tha se SHBA do ta mendonte seriozisht propozimin. Por sa realiste është ideja dhe cilat do të jenë pengesat? Dautche Welle foli me Heather Conley të Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) dhe Jorge Benitez nga Këshilli Atlantik për të marrë vlerësimet e tyre për situatën.
Conley theksoi zgjatjen e procesit vendimmarrës të SHBA. ” Unë nuk besoj se zyrtarët e mbrojtjes amerikane janë aq entuziastë për këtë, ndaj mund të vonohen për të marrë një vendim.”
Conley dhe Benitez ranë dakord se çfarëdolloj vendimesh të arriheshin, duhet të konsultoheshin me NATO-n.
“Oferta polake do të kishte kuptim si pjesë e një investimi shumëkombësh të forcave të NATO-s në Evropën Qendrore, të tilla si batalionet e Forcimit të Përparuar të Aleancës në Poloni, Estoni, Letoni dhe Lituani”, tha Benitez.
Benitez tha se vendosja e trupave amerikane në Poloni nuk do të dëmtonte sigurinë evropiane, siç paralajmëroi Moska në maj. “Madje do të ndodhë e kundërta, më shumë trupa amerikane në Evropën Qendrore do të rrisin stabilitetin në rajon” vuri në dukje ai.
Duke folur për kundërshtimet ruse për këtë veprim, Benitez tha “Rusët do të përgjigjen me akuza të egra dhe me propagandë negative”. Moska përpiqet të shohë gjithçka si një kërcënim, edhe pse numri i vogël i trupave amerikane që do të zhvendosen në Poloni nuk do të jetë kërcënim për një të katërtën e një milion trupave që Rusia ka vendosur pranë kufirit me NATO.”
E pyetur për kërcënimin se SHBA mund të zhvendosë trupat nga Gjermania mes tensioneve në rritje të SHBA-së dhe Gjermanisë, Conley tha se skenari ishte i pamundur.
Megjithatë, Conley sheh një çështje tjetër si një pengesë e mundshme për realizimin e propozimit. ” Si do të reagojë bota nëse SHBA vendos t’i afrohet pjesës lindore të NATO-s? Kjo do të jetë një pengesë shumë e madhe për çdo vendim të mëtejshëm të SHBA ,” tha ajo.