MENU
klinika

Zemërim te njerëzit

Qendër tregtare apo shtëpi?!

25.09.2018 - 18:40

Reagime të shumta nga njerëzit ka shkaktuar ndërtesa gjigante që është duke u ndërtuar në Australi nga çifti i aktorëve Chris Hemsworth dhe Elsa Pataky.

Ata janë shprehur se po ndërtojnë shtëpinë e ëndrrave të tyre, por për shumë njerëz ajo të krijon përshtypjen e ndërtimit të një qendre tregtare.

Aty ka sasi të mëdha betoni që kanë zëvendësuar një pjesë të madhe të pyjeve. Punimet për shtëpinë e tyre kanë nisur që në vitin 2017 dhe tashmë është kthyer në një makth për fqinjët.

Zhurmat e shumta të ndërtimeve kanë shqetësuar jashtëzakonisht shumë banorët përreth. TMZ ka zbuluar se në projektin 8 milionë dollarësh do të përfshihet një pishinë e madhe, palestër dhe spa.

Shtëpia e ëndrrave të ciftit pritet të përfundojë vitin tjetër, prandaj fqinjët duhet të bëjnë dhe disa kohë durim.