02.09.2018 - 15:24
“Ai me të vërtetë e shpëtoi atë. Louie është heroi im. Nëse nuk do të ishte për të, nuk do të kisha vajzën time të bukur. Ajo ishte e tmerruar prej tij, por tani ata janë të pandashëm”.
Kështu është shprehur nëna 23-vjeçare e një fëmije të vogël, teksa përshkroi ngjarjen e ndodhur në Dartford të Britanisë, ku qeni i shpëtoi jetën vajzës së saj.
Vajza e vogël ishte duke fjetur ndërsa filloi të mbytej nga të vjellat e saj pasi u sëmurë gjatë natës në gjumë, pak para orës 23:00.
Kafsha besnike ngriti menjëherë alarmin, duke qarë e duke vrapuar nëpër banesë derisa zgjoi nënën e vajzës së vogël.
Mjekët thanë se nëse vajza nuk do të ishte gjetur në kohë, ajo do të mbytej.