MENU
klinika

Akademia Marubi

Rama dhe Linda, bashkë për filmin e fundit të IHRFFA

22.09.2018 - 15:01

Mbrëmjen e sotme me fillim nga ora 20:35, në Akademinë “Marubi” do të shfaqet filmi-dokumentar “Gjyqi – Shteti rus kundër Oleg Sentsov” të regjisorit nga Uzbekistani, Askold Kurov. Ky film do të jetë vepra përmbyllëse e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut.

Mësohet se mbrëmjen e sotme, në natën përmbyllëse të festivalit i pranishëm në Akademinë “Marubi” do të jetë dhe Kryeministri i vendit, z.Edi Rama në shoqërinë e bashkëshortes së tij, Linda. Për t’u përshëndetur është fakti se më në fund, një figurë e rëndësishme e vendit, shkon të shohë një film të Festivalit IHRFFA i cili ka nisur që në datën 17 shtator.

Filmi shkon përmes historisë së regjisorit dhe producentit të filmave, rusit Oleg Sentsov. Ai u vu në qendër të vëmendjes pas aneksimit të Krimesë nga rusët në vitin 2014. Ishtë një kundërshtar aktiv i pushtimit derisa në maj të 2014 u arrestua nga rusët me akuzën e terrorizmit. Sentsov u kthye në simbolin e qëndresës së Krimesë dhe qëndresa artistike për rastin e regjisorit kulmoi me filmin-dokumentar “Gjyqi” të Kurov.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit