Kryeministri Edi Rama i pranishëm në takimin me mësuesit e punësuar në bazë të meritës në portalin “Mësues për Shqipërinë”, përshëndeti urdhrin e ministrisë së Arsimit për heqjen e celularit nëpër shkolla si për fëmijët ashtu edhe për mësuesit.
“Jo celular në shkollë as për nxënësit dhe as për mësuesit. Ata do t’i dorëzojnë në fillim të mësimit dhe i marrin në fund. Në muajin e parë do jetë muaj edukimi, në muajin e dytë celularët që përdoren jashtë rregullit në shkollë, hidhen në plehra, nuk i kthehen më atij që i ka, pasi janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimor”, theksoi Rama.
Kryeministri njoftoi se po përgatitet vendimi për heqjen e celularëve edhe nga institucionet e shtetit, të cilat tha ai, janë bërë si klube interneti për të gjithë.
Gjatë fjalës së tij ai tha se mes mësuesve që foli në takim ishte dhe një ‘kundërshtare’ e tij që kishte bërë çmos që ai mos të fitonte zgjedhjet për kryetar bashkie.
“Më kujtohet një mësues që u thoshte nxënësve; Ismail Kadare ngriti flamurinnë Vlorë. S’ka qenë 100 vite më parë, pro vetëm para disa viteve. Qesha me ministren se këtu doli një mësuese që nuk ka lënë gjë që unë mos të fitoja si kryetar i bashkisë. Por ç’rëndësi ka kjo. Ajo është një mësuese që u jep nxënësve atë që duhet. Si ka mundësi që nuk bien edhe në kurthin e hakmarrjes që ramë në çerekshekullin e kaluar, që të degdiseshe në një shkollë tjëtër. Vetëm për arsyen e mos arsyes politike”, tha Rama.
Po ashtu ai solli në vëmendje edhe një episod që ka ndodhur me Drejtoreshën e Arsimit të Lushnjes, Liza Tabakun, e cila u arrestua më 22 nëntor të 2014-ës për korrupsion.
“Para disa vitesh u arrestua një drejtoreshë që ia gjetën paratë në wc. Merrte para nga vajza të reja për t’i punësuar”, pohoi Rama.