MENU
klinika

Shifrat

Rama: Në 8 muaj mbi 20 mijë të punësuar

20.09.2018 - 09:57

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama e nisi duke publikuar disa shifra nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit lidhur me numrin e të punësuarve në qarqet kryesore në vend.

Sipas shifrave, 20.764 është numri i të punësuarve në të gjitha qytetet, përgjatë periudhës 8 mujore, janar-gusht të këtij viti.

Mirëmëngjes, dhe duke u thënë paraprakisht të tërë atyre këtu, që do shajnë e do përqeshin (si gjithmonë kur flitet për punën dhe punësimin) se çdo numër në këtë videoinformacion është një i punësuar rishtas, me emër dhe mbiemër në regjistrin e sigurimeve shoqërore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN